E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: Zgjedhjet në LDGSH, forumi i gruas me një profil të ri

21-11-2011 / Gazeta 55

Lidhja Demokratike e Gruas Has, zgjedh strukturat e reja drejtuese

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë mbajti kuvendin e degës Has, pas një procesi zgjedhjesh dhe riorganizimi strukturash në të gjitha seksionet e kësaj njësie administrative që shtrihet në verilindje të vendit. Punimet e Kuvendit u ndoqën nga afër nga Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi, e cila deklaroi se zgjedhjet në LDGSH po i japin një profil të ri organizatës.
Vokshi theksoi se mazhoranca qeverisëse i ka kushtuar një vëmendje të madhe politikave në mbështetje të çështjeve gjinore dhe se nën kujdesin e Kryeministrit , njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, po përkrahet çdo nismë që e bëjnë gruan faktor në proceset e zhvillimeve në vend.
Prefekti i Qarkut Kukës, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, dega Has Elez Maçi theksoi se forumi i gruas po rrit përfaqësimin në vendimmarrje duke përmirësuar performancën në institucionet qeverisëse.
Kuvendi votoi për forumet drejtuese dhe kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas Has u zgjodh Besa Cahani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›