E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet projektligji për minierat

Projektligji për fushën minerare miratohet në parim prej komisionit të veprimtarisë prodhuese tregtisë dhe mjedisit. Sipas zv.ministri Alibali ky projektligj do të ndihmoj në vendosjen e rregullave, në disiplinimin e veprimtarisë dhe në kryerjen e punimeve sidomos në zonat e rrezikshme.
Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan në parim projektligjin ndërsa vendosën që në mbledhjen e radhës të zhvillohet një seancë dëgjimore me grupet e interesit.
Projektligji për fushën minerare kalon për diskutim në komisionin e ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›