Kundër koncesionimit të ANP’së

Drejtuesit e Aleancës Kosova e Re, kamë reaguar lidhur me defektet të cilat e kanë përcjellë dhe po e përcjellin koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës(ANP).
Zëvendëskryetarja e AKR`së, Mimoza Kusari lidhur me privatizimin e aeroportit ka thënë se ky proces, nuk është në favor të Kosovës dhe qytetarëve.
"Çdo operator ekonomik, e di se deklarimin e fitimit, e përcakton kompania në varësi nga shpenzimet e bëra. Prandaj nuk është përqindja në fitim, ajo e cila duhet të percaktojë fituesin, por vlera minimale e përcaktuar”, tha Kusari.
Vlera e investimeve, sipas saj, është e përcaktuar pa asnjë plan të detajuar nga ana e ekipit përgaditor për koncesionimin e aeroportit. "Flitet për vlerë mbi 100 milion euro pa asnjë plan dhe pa verifikim të parametrave dhe specifikacioneve të Aeroportit”.
Ajo ka theksuar se kriteret e përzgjedhjes së kompanive të cilat kualifikohen për të marrë pjesë në tender, përjashtojnë kompanitë me emër dhe renome. Kjo sipas saj ka bërë të mundur faktin që dhjetë vite pas luftës Kosova nuk ka kompani me renome të cilat fitojnë projekte në vendin tonë.