E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina rrit vlerën e bonove amerikane të thesarit

Kina ka rritur me 2 përqind vlerën e bonove amerikane të thesarit, njoftojnë institucionet e Shteteve të Bashkuara.

Kjo është rritja e parë në gjashtë muajt e fundit. Vendimi i Kinës vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet për sigurinë monetare të Evropës, për shkak të krizës greke.

Kina është zotëruesi më i madh i huaj i bonove amerikane të thesarit. Pas Kinës renditet Japonia, e cila gjithashtu e rriti vlerën e bonove amerikane me 2% në muajin mars.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›