Kuvendi miratoi raportin e ZRRE-së, u shpërblye me ndërprerje rryme

Menjëherë pasi me shumicë votash në seancën e Kuvendit ka marrë mbështetjen raporti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2009, në ndërtesën e Kuvendit është ndalur energjia elektrike, ndërkohë që puna në Kuvend ka vazhduar nën zhurmën e gjeneratorëve.
Grupet parlamentare dhe dy komisionet funksionale, ai për buxhet dhe financa dhe Komisioni për ekonomi, tregti, energjetikë, transport dhe telekomunikacion i kanë dhënë mbështetje raportit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2009, duke thënë se ky raport është një informatë e mirë që tregon se ku është sektori i energjisë në Kosovë.
Deputetët opozitarë kanë theksuar se në raport shihen shifrat që janë dhe informacione të mira, mirëpo nuk ka kurrfarë përparimi në politikat energjetike dhe në ndaljen e humbjeve teknike, ndërkaq është theksuar veçmas çështja e faturimit, për të cilën deputetët e opozitarë kanë bërë kritika të shumta.
Nga ana tjetër, deputetët e koalicionit qeveritar kanë rikujtuar se çështja e faturimit nuk është vetëm problem i kësaj periudhe, por është trashëguar që nga viti 2000.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bahri Hyseni ka thënë se duke e pasur parasysh problemin e faturimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta privatizojë shpërndarësin e energjisë.
“Të gjitha këto e kanë një konkludim, nuk kemi një menaxhim të mirë, as në procedim të çështjeve që janë para organeve të drejtësisë, sepse vonohen me vite të tëra, prandaj duke e pasur parasysh këtë situatë, raporti i ka përshkruar të gjithë të dhënat. Pikërisht për këtë Qeveria e Kosovës ka marrë hapa për privatizimin e shpërndarësit të energjisë”, ka thënë ai.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ethem Çeku, i cili në qeverinë e kaluar ka drejtuar Ministrinë e Energjisë dhe Minierave, ka thënë se ka ngecje të tërësishme të sektorit të energjisë.
“Fatkeqësisht përpos shifrave dhe informacioneve të mira që sjell raporti, në aspektin e politikave nuk kemi fare ndryshime, bile në disa sektore kemi ngecje tërësisht të energjetikës. Humbjet teknike mbesin po ashtu të njëjta, me tendencë të ngritjes, po ashtu edhe humbjet komerciale janë të mëdha, importet e energjisë në tri vitet e fundit, e shihni sa janë të shtrenjta dhe sa i kushton buxhetit të Kosovës blerja e energjisë, kurse shitja është e palakmueshme”, ka thënë Çeku, duke i dhënë megjithatë raportit.
Edhe Myzejene Selmani nga Aleanca Kosova e Re i ka dhënë mbështetje raportit në emër të grupit parlamentar dhe të Komisionit për ekonomi, tregti, energjetikë, megjithëse, sipas saj, gjendja e furnizimit me energji vazhdon të mbetet e rëndë.
“Gjendja me konsum të energjisë prapë edhe në 2009 ka qenë jo e kënaqshme për gjithë qytetarët, pavarësisht asaj që thuhet se në KEK është përmirësuar gjendja”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Qamile Morina ka theksuar se në raport ka mungesa të shumta të pasqyrave të humbjeve teknike dhe komerciale dhe mungesa të tjera.
“Ajo që është me rëndësi, në raport mungon paraqitja e ideve të kësaj zyre tek rrjeti shpërndarës”, ka thënë ajo.
Sido që të jetë, më shumicë votash ky raport ka marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, duke mbështetur rekomandimet e Komisionit për ekonomi, tregti, energjetikë, transport dhe telekomunikacion për uljen e humbjeve teknike dhe komerciale dhe për ngritjen e nivelit të faturimit të energjisë.
Ligjvënësit po shqyrtojnë raportit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2009, për të cilin ka kundërthënie mes ligjvënësve të pozitës dhe opozitës, ndërkohë që opozitarët ka paralajmëruar se nuk do ta mbështes këtë raport.
Në rend dite ligjvënësit kanë edhe programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për barazi gjinore, përderisa me kërkesë të shefit të GP të PDK-së Ramë Buja dhe me mbështetjen e grupeve tjera është futur në rend dite edhe rregullimi i mangësive në Rregulloren e punës së Kuvendit të miratuar më datën 29 prill. /kosovapress/