Miratohet projektligji për ndërtimin e Parlamentit të ri

72 deputetët e pranishëm në sallë votuan të gjithë pro nismës së iniciuar prej 38 deputetëve të Partisë Demokratike.
Kuvendi voton sot për kompleksin e ri parlamentar
(11:40) - Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot në seancë plenare projektligjin për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë.
Votimi i sotëm në Kuvend i hap rrugën procedurave të mëtejshme për përfundimin e këtij projekti në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit.
Projektligji, nismë e 38 deputetëve të Partisë Demokratike, parashikon që Kuvendi të jetë enti prokurues i firmës fituese të punimeve në vendin ku sot ndodhet “Piramida”, ndërsa Këshilli i Ministrave do të ndjekë hapat e tjerë në zbatimin e këtij projekti.
Projektligji, që pritet të shqyrtohet pa praninë e deputetëve të opozitës, parashikon që për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar autoriteti shtetëror kompetent për dhënien e lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit është Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTSH).
Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë është kundërshtuar dhe nga Bashkia e Tiranës, e cila e ankimoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Por, kjo e fundit, në një seancë në muajin qershor, rrëzoi pretendimin e Bashkisë së Tiranës për pezullim të vendimit të Kuvendit, të miratuar më 21 tetor 2010, për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar.
Më 24 mars, një juri ndërkombëtare përzgjodhi mes 12 projekteve, atë të një studioje arkitekture nga Austria si fituese të konkursit ndërkombëtar për kompleksin e ri parlamentar, të shpallur nga Kuvendi. /Start/
2011-07-14 11:38