Policia greke sillet në mënyrë joqytetare ndaj shqiptarëve

Mbrëmjen e kaluar në Athinë janë gjobitur dhe bllokuar dhjetëra automjete në pronësi të shtetasve shqiptarë, të cilët po përgatiteshin për të udhëtuar drejt atdheut.
Të dëmtuarit nga ky aksion i pakuptimtë, por i përsëritur shpesh nga policia greke, thonë se objekt i kontrolleve dhe gjobave u bënë vetëm shtetasit shqiptarë që lëviznin në këtë zonë të Athinës.
Ata këmbëngulin se nuk kanë shkelur asnjë lloj rregulloreje apo tabele rrugore.
Gjobat e policisë greke variojnë nga 300 në 500 euro, deri në bllokim të automjetit për 30 ditë. Të indinjuar, rreth 200 shtetas shqiptarë bllokuan për 30 minuta rrugën kryesore, me kërkesat për mospërsëritje të veprimeve të tilla dhe për qëndrime më qytetare të policisë helene.
Për shkak të reagimit të tyre, policët grekë u detyruan të kthejnë menjëherë targat e automjeteve, duke thënë se bëhej fjalë për një “keqkuptim”. /Start/
2011-07-14 14:28