E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë biznesmenit, arrestohet 28- vjeçari

DURRES- Një 28- vjeçar nga Durrësi është arrestuar nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni të këtij qyteti.

Struktura Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë Durrës,  ka kapur në flagrancë 28- vjeçarin, të identifikuar si Artur Tarja, në kohën kur po tërhiqte një shumë parash, të cilën ai, ia kishte përcaktuar në formë gjobe biznesmenit.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas, rreth ores 10.00, ne lagjen Nr. 5 Durres, është kapur në flagrancë në kushtet kur po i dorëzohej shuma prej 2.000.000 lekësh, për përfitimin e së cilës kishte shtrënguar me anë te kanosjes e dhunes shtetasin N.B., 49 vjec, banues ne Durres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›