E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet pr.rezoluta për progresin e Maqedonisë në 2008

Bruksel - Komisioni për Politik të Jashtme i Parlamentit Evropian (PE), të mërkurën e miratoi Projekt rezolutën për progresin e Maqedonisë në vitin 2008.

Nga ana e komisionit rezoluta e përgatitur nga raportuesi për Maqedoninë, Erik Mejer është votuar me gjithsejtë 71 vota pro dhe 7 kundër.
Në votim janë miratuar shtatë amendamentet të cilët ishin harmonizuara mes grupeve politike. “Parlamenti Evropian e përshëndeti unitetin nacional dhe partiak me mbështetje të gjerë të shoqërisë qytetare, dhe mendimin publik për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE. Kjo paraqet një konkluzion të posaçëm për shkak se Parlamenti Evropian e shikon konsolidimin e dialogut politik në Maqedoni, përmes dialogut më aktiv mes partive politike. PE e përshëndeti progresin e Maqedonisë në procesin e liberalizimit të vizave”, theksoi Bocevski. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›