SHBA nuk do të ndryshojë politikat në Ballkan
Uashington - Uilliam Montgomeri, ish-ambasador amerikan në Kroaci dhe Serbi konsideron se administrata e presidentit Obama nuk do të ndryshojë politikën e vet ndaj Ballkanit. I pyetur në një intervistë se çfarë qëndrimi do të kenë ndaj Serbisë Hillari Klinton dhe Xho Bajden, Montgomery tha se “sipas të gjitha gjasave do të kenë qëndrim më të ashpër”. Ndërkaq, Mark Almond, nga Universiteti Oxford, thotë se nëse serbët mendojnë se do ta kenë më lehtë me këtë administratë, e kanë gabim. "Mendoj se nuk do të ketë ndyrshime esenciale. Në establishmentin e Shteteve të Bashkuara, që krahas presidentit përfshin edhe Stejt departamentin, Kongresin dhe përfaqësuesit e demokratrëve dhe republikanëve, ekziston koncenzus kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj Ballkanit. Rrjedhimisht nuk mendoj se do të ketë ndryshime", thotë Mongomery. Sipas diplomatit amerikan, "Ndoshta do të ketë ndryshime në formë, por jo në esencë. Për shembull mund të ndodhë të emërohet ndonjë emisar special për zgjidhjen e çështjeve të mëdha në Kosovë dhe Bosnjë".