Jeremiç: FSK-ja kërcënim për Serbinë
Lubjanë -Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç deklaroi se formimi i armatës së re të Kosovës është kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë. Jeremiç ka shtuar se Serbia do t'i përdorë të gjitha përpjekjet diplomatike që ta luftojë atë. "Nuk ka ndonjë mënyrë që Serbia ta shohë të ashtuquajturën Forcë të Sigurisë së Kosovës, përveç si kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të saj, si dhe ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të protestojmë fuqimisht duke i përdorur të gjitha përpjekjet dhe mënyrat diplomatike që të shpërndahet ky grup paramilitar"-deklaroi Jeremiç nga Lubjana.
Ndërkohë në Beograd, ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se Beogradi nuk mendon për formimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, sepse kjo vetëm do të rriste tensionet.
"Qëllimi ynë është çmilitarizimi i Kosovës, dhe do të luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike që forcat e Kosovës të mos funksionojnë"- theksoi Bogdanoviç"- theksoi Bogdanoviç.