E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet trualli për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë

TIRANE-Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për Entin Kombëtar të Banesave, të sipërfaqes 10 mijë metra katror truall, pjesë e pronave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky truall do të përdoret për ndërtimin e banesave për qytetarët e pastrehë, të sistemuar aktualisht në godinat e Institutit Bujqësor dhe në godinën e ish- Institutit të Kërkimeve Biologjike në Tiranë.

Përfituesit e këtyre banesave do të jenë qytetarët e pastrehë të sistemuar në këto godina dhe 10 për qind e banesave të ndërtuara për ushtarakët e pastrehë të Ministrisë së Mbrojtjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›