E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet vendimi për transportin e zyrtarëve

Mazhoranca e djathtë hedh hapin konkret për të shkurtuar shpenzimet në administratë duke miratuar draftin e shumëdebatuar për transportin e zyrtarëve. Në mbledhjen e radhës të qeverisë kryeministri Berisha deklaroi se 12 deri në 67 mijë dollarë në vit shkonin për shofera, shumë kjo tepër e madhe për kushtet në të cilat ndodhet vendi ynë. Sipas kryeministrit makinë do të kenë në dispozicion vetëm krerët e institucioneve të pavaruara ndërsa deputetët do të kenë një bonus në masën 450 mijë lekë. Këshilli i Mministrave miratoi në mbledhjen e radhës dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe shumën që përfitojnë familjet e dëmtuara, vlerë kjo e cila shkon në masën 130 milionë lekë. Ndërkaq, kabineti qeveritar miratoi gjithashtu edhe bursat e pakufizuara për arsimin e mesëm dhe profesional të gjithë zonave verilindore dhe juglindore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›