E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Ka ngadalësim ekonomik, por norma e interesit nuk ndryshon

TIRANË - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka bërë publik sot vendimin e Këshillit mbikëqyrës për të mos ndryshuar normës bazë të interesit. Ajo do të jetë 5.57 për qind.

Për rritjen ekonomike, ai tha se është "një rritje pozitive por më e ngadalë krahasuar me një vit më parë". Ndërsa inflacioni nuk ka ndryshuar, ai mbetet në shifrën e 2.2.

Politika fiskale, tha Fullani është ekspansioniste ndërsa vihet re rritja e deficitit buxhetor. Sipas të dhënave buxhetore eksportet në muajin korrik janë ulur me 17 për qind.

Po kështu gjatë korrikut, Fullani bën me dije se është rritur kredia në euro, kryesisht për biznesin.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për luhatjet e kursit të këmbimit, ai tha se "kursi i këmbimit është fleksibël dhe si i tillë duhet të lihet i qetë të luhatet në shtratin e tij. Ai nuk sqaroi detajet e kësaj luhatje, por tha se "kjo ishte një flluskë". Sipas tij agjentët duhet të bëjnë kujdes, pasi BSH nuk fikson çmime në kursin e këmbimit, por mund të bëjnë sugjerime që agjentët duhet të bëjnë kujdes kur të kryejnë veprime.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›