Operohet 2-vjecari i braktisur me gojen si ujk Sonila Isaku
Nena nuk ka gjetur guximin dhe forcen te marre ne shtepine e saj, djalin per vete faktin se ai kishte lindur me nje deformim te pjeses se gojes. Ndersa lindja e Romeos 2 vjet me pare eshte kryer me operacion, Shpresa D., ka marre vendimin me te rendesishem ne jeten e saj per te lene djalin ne ambientet e maternitetit te Shkodres, pasi ai kishte nje deformim te gojes, duke e pasur ate si nje ujk, nderkohe qe buzet si nje lepur. E kur femija eshte braktisur nga nena, ka qene gjyshja e tij nga babai, e cila ka vrapuar per te marre ne maternitet, qe e ka rritur me shume mundime duke gjetur shiringa te ndryshme ne menyre qe ai te arrinte te ushqehej disi. Por jeta e varfer e tyre, pasi i perkasin komunitetit rom, e ka detyruar vogelushin qe here pas here t'u shtrinte doren mesuesve te nje shkolle, e cila ndodhej prane baneses se tij. Nje dite, ai eshte perballur me psikologen e kesaj shkolle, Antonieta Pero, e cila fillimisht ka shkuar dhe ka biseduar me gjysherit e tij, dhe me pas i eshte drejtuar sistemit publik paresor ne Shkoder per te kryer ekzaminimet. "Qe diten e pare qe e pashe kete femije me ka lindur deshira per ta ndihmuar, qe edhe ai te jete si gjithe te tjeret. Pas marrjes se konfirmimit nga gjysherit per ta ndihmuar iu drejtova poliklinikes ne Shkoder ku kam kryer analizat falas. Me pas, u drejtova ketu ne QSUT, dhe mjeket dhe drejtoria e spitalit me mbeshteten per kete nderhyrje: ka pohuar per "Koha Jone" Aninjeta Pere, psikologe. Ajo eshte paraqitur ne QSUT ku ka kontaktuar me mjeket dhe Drejtorine e Spitalit per te kerkuar ndihmen, nese nje rast i tille mund te trajtohej. Ndersa ka marre konfirmimin nga drejtori i QSUT-se, Saimir Ivziku dhe mjeket e sherbimit Makso-facail, Romeo gjate dites se sotme ka kryer nderhyrjen, e cila ka rezultuar e suksesshme. Drejtori i QSUT-se, Saimir Ivziku, eshte shprehur i gatshem per te ofruar ndihme mjekesore per te gjithe femijet ne nevoje. "Ne i kemi kushtuar nje vemendje maksimale ketij rasti, duke qene sa ka pa pasur edhe shume probleme te tjera sociale. Nderhyrja ka dale me sukses, nderkohe qe deklaroj se ne vazhdojme te japin sherbimin maksimal per te gjithe pacientet, si ne keto raste edhe ne sherbimet e tjera qe ofron QSUT", - ka theksuar Ivziku. Nderkohe, per shefin e sherbimit, ky rast konsiderohet nga me te veshtiret, per vete faktin se keto lloj operacionesh kryhen brenda 6-muajve te pare te jetes. "Ishte nje femije i lindur ne buze, nje femije me probleme sociale, i cili u paraqit tek ne nga nje psikologe e shkolles prane baneses se tyre, e cila mori konfirmimin tone per kryerjen e kesaj nderhyrjeje. Sot u krye kjo nderhyrje e gjate prej me shume se kater ore, dhe rezultoi i suksesshem. Keto jane operacione, te cilat behen pas lindjes ne moshen nga 3 deri ne 6-muajsh, por ky femije ka ardhur 2 vjec per shkak te problemeve sociale qe kishte", - ka pohuar Shefi i Sherbimit Makso-facial, Ramazan Isufi. Sipas tij, gjate nje viti trajtohen deri ne 40 raste ne vit, por jane raste qe duhet te ndiqen deri ne moshen 20-vjecare kur ata rriten dhe marrin formen totale te gojes.