Probleme financiare, pensionisti vret veten para Parlamentit grek

“Ekathimerini” raporton se farmacisti i dalë në pension ka lënë një shënim ku kritikon qeverinë dhe shpjegon arsyet se pop o I merrte jetën vetes.
“Nuk mund të gjej një rrugëdalje tjetër përveçse t’i jap fund jetës me dinjitet para se të filloj të kërkoj ushqim në kosha mbeturinash për të mbijetuar dhe para se të kthehem në barrë për fëmijët e mi”, shkruhet në shënimin e pensionistit.
Nuk është e qartë nëse 77-vjeçari e kishte këtë shënim me vete apo e kishte lënë diku për familjen e tij. Po ashtu, nuk dihet problemet ekonomike që mund të ketë pasur pensionisti.
Kreu i Unionit të Farmacistëve, Constantinos Lourantos, tha për radion “Skai” se ai e njihte pensionistin e identifikuar si Dimitris Christoulas.
“Ai ishte një njeri i qetë dhe për familje”, tha Lourantos.
Në shënim, Christoulas e krahason qeverinë aktuale të Greqisë me administratën e Luftës së Dytë Botërore, të udhëhequr nga oficeri Georgios Tsolakoglou, e cila bashkëpunoi me pushtuesit gjermanë.
Pensionisti raportohet se ka qëlluar veten pas një peme në një zonë të gjelbëruar të sheshit “Syntagma”, para Parlamentit grek. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:00 të paradites së sotme./Start/F. P/
2012-04-04 17:31