Mirdite harrohet ne 5-vjetor polici i vrare ne pengmarrjen e autobusit

MIRDIT-Rregulli e do qe te pakten ne pervjetore te plote jubilare policet qe kryejne akte trimerie dhe japin jeten ne emer te ruajtjes se jetes dhe sigurise se qytetareve te nderohen e respektohen nga strukturat drejtuese policore. Por duket se politika maje me maje e institucioneve e ketyre diteve ka harruar ata qe per te miren e qytetareve kane dhene me te shtrenjten gje te tyre jeten.
Nje nga ata police te shtetit qe humbi jeten para 5 vitesh eshte dhe Fran Kacorri i cili se paku figuron si Deshmor i Atdheut kur ne perpjekje per te ndaluar nje gjakderdhje te qytetareve te pafajshem ne episodin e marrjes peng te nje autobusi nga dy vellezerit Onuzi nga Kukesi humbi jeten tragjikisht.
Pikerisht me 8 shkurt 2006 merret peng autobusi i linjes Tirane-Kukes nga dy vellezer per te cilet nga policia asokohe u deklarua se kishin per qellim kryerjen e nje akti terrorist afer kryeministrise. Mbi 40 pasagjere kane qendruar per 140 minuta nen ankth dhe kercenimin e dy vellezerve Ramiz dhe Rifat Onuzi.
Nga kjo pengmarrja mbeti i vdekur polici Fran Kacorri nje pasagjer dhe shtate te plagosur ne mes te cileve dhe polici tjeter Nikoll Gjikolaj madje dhe nje nga vellezerit Onuzi. Nderkohe pas disa ore negociatash ne afersi te gurit te Kishes se Rubikut nga ana e forcave RENEA dy vellezerit u dorezuan.
Ndersa dy vellezerit qe bene masakren e Rreshenit jane denuar perkatesisht njeri me burgim te perjetshem dhe tjetri me 20 vite burg pak dite me vone nga ngjarja e rende policit Fran Kacorri i jepet Medalja e arte e shqiponjes ndersa ne pervjetorin e pare te renies se tij ne krye te detyres tre femijeve te tij dhe bashkeshortes i dorezohet titulli me i larte Deshmor i Atdheut.
E nderkaq kete pese vjetor te renies se ketij deshmori pos familjareve askush nuk eshte kujtuar per te organizuar nje ceremoni te denje. Familjare e te aferm u mblodhen sot tek vendi i vrasjes se policit si dhe tek vendvarrimi i tij per ta kujtuar ate pershpirtmerisht por asnje efektiv policie lokal apo nga dikasteri nuk u pa.