E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asanzh serish para gjykates londineze

Themeluesi i WikiLeaks-it Xhulian Asanzh eshte paraqitur para gjykates se Londres ne diten e dyte te seances per ekstradim.


Drejtesia britanike pritet te vendose nese do te lejohet dergimi i tij ne Suedi. Autoritetet suedeze e akuzojne Asanzhin per disa krime seksuale te cilat ai vete i ka mohuar.


Te henen avokatet mbrojtes argumentuan se nese Asanzh detyrohet te kthehet ne Suedi ai nuk do te perballet me gjykim te drejte dhe mund te ekstradohet ne Shtetet e Bashkuara per akuzat qe lidhen me publikimin e disa dokumenteve zyrtare te SHBA-ve nga ana e WikiLeaks-it.


Vendimi i gjyqtarit per ekstradim ose jo eshte shtyre per me vone. Asanzh u arrestua ne Londer ne dhjetorin e kaluar me kerkesen e Suedise por u lirua me kusht pasi kaloi nente dite ne burg.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›