E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e konsullit grek ne Korce te hershme

Dje Ministria e Jashtme ne Tirane ka thirrur ambasadorin grek per ti kerkuar sqarime por deklaratat e Ikonomu jane te perseritura prej kohesh

Ministria e Jashtme ne Tirane ka thirrur ambasadorin grek per ti kerkuar sqarime lidhur me deklaraten e konsullit grek ne Korce.Ministria e Jashtme e ka cilesuar deklaraten e Theodhoros Ikonomu se Korca eshte Vorioepir si te papranueshme.


Megjithate diplomacia shqiptare ka nenvizuar se kjo deklarate nuk reflekton dhe nuk mund te cenoje marredheniet mes dy vendeve.


Ekzistojne te drejta te minoriteteve. Por keto te drejta duhet te vihen ne funksion ne te gjitha zonat e Shqiperise te cilat perfaqesojne emrin Vorioepir. Ky eshte Vorioepiri. Ne Vorioepir ekzistojne greke kjo vertetohet dhe do vertetohet me teper kur te regjistrohet popullata dhe ketu duhet te funksionojne te drejtat e minoritetit. Kurajo shprese dhe beteje- deklaroi Ikonomu pak dite me pare.


Por megjithese MPJ ka reaguar dje kjo nuk eshte hera e pare qe konsulli grek ben deklarata te tilla. Ne fund te tetorit te vitit te shkuar Shekulli botoi deklaratat e konsullit Teodoros Ikonomus ne nje mbledhje me dyer te mbyllura ne pervjetorin e Omonias ne hotel Konti ne Korce ku ai tha se Korca ishte cliruar nga fashistet ne vitin 1940 ne te njejten date me Greqine dhe se pershendeste popullin helen te Korces.


Ne takimin e zhvilluar me kete rast ishin pjesemarres edhe pushtetare dhe drejtues te administrates lokale si prefekti i Qarkut te Korces Andrea Mano kreu i Keshillit te Qarkut kryetari i bashkise se Korces si dhe funksionare te tjere te administrates lokale.


Por asnje nga keta zyrtare perfshire prefektit e qarkut si perfaqesues i qeverise shqiptare ne Korce nuk ka reaguar. Vete prefekti Mano i kontaktuar nga Shekulli tha se nuk e ka degjuar kete pjese pasi eshte folur greqisht. Une degjova perfaqesuesin e OMONIA-s por nuk degjova fjalen e konsullit grek.


Ai foli greqisht dhe une nuk e degjova- deklaroi Mano.
I pyetur nga Shekulli per prezencen apo jo te nje perkthyesi ne salle Mano tha se ndodhej nje vajze por qe ai nuk e ka degjuar. Ishte nje vajze qe perkthente por mu duk sikur nuk perkthente mire - tha ai.


Deputeti i LSI ka komentuar deklaratat e konsullit grek ne Korce Jo komenteve nacionaliste

LSI Tavo Regjistrimi duke deklaruar
Kombesine eshte ne frymen e BE-se

Deputeti i LSI Vangjel Tavo ne nje konference per shtyp ka komentuar deklaratat e konsullit grek ne Korce. Tavo tha se cdo koment nacionalist bie ndesh me aspiratat e dy vendeve. Jam ketu per tju thene qe per Levizjen Socialiste per Integrim ruajtja konsolidimi dhe respektimi i vlerave fondamentale te nje shoqerie demokratike midis te cilave padyshim eshte dhe respektimi dhe garantimi i te drejtave te minoriteteve ne perputhje me standardet nderkombetare ka qene dhe mbetet ne themel te gjithe investimit te kesaj force politike.


Minoritetet dhe pakicat etnike ne Shqiperi jane pjese integrale e shoqerise shqiptare jane vlere e qenesishme e qyteterimit shqiptar qe eshte po aq edhe evropian.


Nga kjo pikepamje edhe minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje kontribuues i rendesishem per integrimin evropian te Shqiperise ashtu sikunder jane kontribuues te rendesishem te shtetit helen qytetaret shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Greqi. Prandaj cdo koment apo gjykim mbi keto kontribute apo vlera te patjetersueshme nga pozita nacionaliste eshte i demshem dhe bie ndesh me aspiraten evropiane te 2 popujve tane dhe 2 vendeve tona anetare te NATO-s tha Tavo.


Ai shtoi se regjistrimi i popullsise duke deklaruar kombesine eshte ne frymen e KiE dhe BE. Une jam ketu ne cilesine e deputetit te LSI-se dhe nenkryetarit te Kuvendit te Shqiperise.


Jam ketu se regjistrimi i popullsise duke perfshire edhe te drejten e qytetareve shqiptare per te deklaruar kombesine e tyre eshte ne frymen e Keshillit te Evropes dhe te Bashkimit Evropian dhe cdo deklarate cdo nderhyrje qe eshte ne kundershtim me kete fryme nga cilido qofte eshte e demshme edhe per frymen e marredhenieve shume te mira midis dy vendeve tona por edhe per aspiratat e dy popujve tane tha Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›