E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, kushëriri vret armë gjahu 55-vjecarin, arrestohet

MIRDITË- Ekzekutohet me armë një 55-vjecar në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të zonës së Persekut, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Preng Lleshi.

Policia e këtij qyteti bën me dije se Lleshi është vrarë me armë gjahu, ndërkohë që është bërë edhe identifikimi i autorit.

Policia sqaron se autori i dyshuar i vrasjes është 75-vjecari Llesh Lleshi, i cili është edhe kushëri me viktimën. Ky i fundit është arrestuar nga blutë e Mirditës pak metra larg vendngjarjes, teksa arratisej për në mal.

Ende nuk bëhen me dije motivet e kësaj vrasje, ndërkohë që hetimet e policisë vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›