E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron fillimin e punimeve të rrugës Kthesa e Qarrit-Bishan-Poro-Bregdet

FIER- Kryeministri Berisha inauguroi sot në mesditë fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Qarrit-Bishan –Poro-Bregdet, me gjatësi 10.4 kilometra, gjerësi 6 metra dhe vlerë investimi 190 milionë lekë.

Pasi preu shiritin e fillimit të inaugurimit Berisha tha se, “Rruga është me një rëndësi të vecantë për bregdetin”.

“Premtim i yni për këtë zonë është mbajtur. kryetari i komunës nuk ka ardhur se e ka lidhur kryetari i partisë por ne do inaugurojmë punimet”, tha ai.

Nga kjo rrugë, financim i qeverisë shqiptare dhe bankave BERZH e BEI, do të përfitojnë mbi 20 mijë banorë të fshatrave të komunës Levan, por edhe të Fierit, pasi ajo do të lidhë qëndrën e komunës dhe bregdetin e Bishan Poros me infrastrukturë të re dhe bashkëkohore.

Levani është tashmë një nyje e rëndësishme trafiku, ku ndërthuren Autostrada Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë dhe tashme dhe bregdeti i Pishë Poros. Në Levan jane ndertuar dhe rrugët qe e lidhin me Frakullën dhe Peshtanin e vogël si dhe u asfaltua rruga me Fierin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›