Mirel: Integrimi, projekt kombëtar, kërkon konsensus të gjerë

Drejtori për Zgjerimin e Ministrja e Integrimit në konferencën përmbyllëse të Stabilizim-Asociimit
Në konferencën përmbyllëse të Stabilizm Asociimit drejtori për Zgjerimin i Ballkanit Pier Mirel e vuri theksin tek rëndësia që ka integrimi i Shqipërisë në BE si edhe tek hapat që janë hedhur në favor të këtij procesi. Sipas tij është parë një ecuri pozitive në drejtim të këtij procesi, siç është Komisioni për reformën zgjedhore, grupi i punës për rregulloren e Parlamentit , aprovimi i disa ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjithashtu ai ka vlerësuar si një hap pozitiv edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa është shprehur se ka ende shumë punë për të bërë, duke theksuar se duhet një konsensus i gjerë dhe vijim i dialogut mes palëve
“Kam parë që integrimi i Shqipërisë është projekti madhor i Shqipërisë dhe në mënyrë që ky projekt të ketë sukses, ajo që kërkohet është konsensus i gjerë mes palëve politike”
Ndërsa ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka theksuar se Shqipëria ka patur ecuri në të gjitha reformat dhe sipas saj ka sinjale të mira në vijimin dialogut politik. Ajo garantoi angazhimin e qeverisë shqiptare për reformën në drejtësi dhe kërkoi nga Komisoni Evropian që të vendosë kushte për heqjen e imunitetit.