Mirel: Kriteri politik parakusht për integrimin
Mirel mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, që u mblodh nën drejtimin e Kryeministrit Berisha për të diskutuar mbi përgatitjet e Shqipërisë për t'iu përgjigjur pyetësorit të KE-së.
Lidhur me kriteret ekonomike, Mirel theksoi se "do të shikohen disa çështje që kanë të bëjnë me administratën doganore dhe konkretisht mënyra se si i zbaton administrata doganore rregullat që kanë të bëjnë me vlerësimin doganor". Ai u shpreh se "do të shikohet gjithashtu nëse TVSH-ja aplikohet në kohën e duhur".
"Do të shikohet nëse ekonomia e tregut funksionon siç duhet", tha Mirel, duke veçuar këtu garantimin e të drejtës së pronës dhe respektimin e kontratës. Shqipëria duhet të përgjigjet edhe për sigurimin e standardeve të tjera europiane, tha z. Mirel, duke shtuar se "duhet të raportohet mbi çështje që kanë të bëjnë me ambientin, bujqësinë, tregun e brendshëm, etj".
Shqipëria ka hyrë plotësisht në rrugën e integrimit europian, që sipas z. Mirel, "është një arritje për vendin, por edhe fillimi i një procesi të gjatë dhe të vështirë, ku do të shikohen me hollësi arritjet me reformat dhe përmbushja e kritereve të ndryshme të anëtarësimit".
"Detyra e Komisionit Europian është që të kemi një opinion të balancuar dhe të besueshëm ndaj dhe ne do t'u bëjmë pyetje të gjitha agjencive dhe institucioneve të ndryshme. Në rast se përgjigjet nuk do të jenë të qarta ne do të kthehemi sërisht te ju për të pyetur", tha ai. Qëllimi final i Komisionit Europian, sipas tij, "është anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE, që është një proces shumë i rëndësishëm".
"Të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të thonë se KE ka qenë një aleat në këtë proces. Kjo është e vërtetë, pavarësisht se ndonjëherë jemi një aleat i vështirë", tha z. Mirel. Pasi të marrë përgjigjet e pyetësorit nga Shqipëria, Brukseli do t'i vlerësojë me kujdes ato, ndaj dhe z. Mirel kërkoi nga autoritetet shqiptare që të angazhohen serozisht në mënyrë që të japin përgjigje të qarta.
"Ne do të dërgojmë disa misione ekspertësh në Shqipëri, në mënyrë që ata të konfirmojnë se ajo që është shkruar në letër është realiteti në terren", tha z. Mirel.