Lufta kundër rebelëve në Kongo "e dështuar"
Raporti që i kalon sot Këshillit të Sigurimit, thotë se burimet minerale të vendit po shfrytëzohen dhe se ka patur një rritje të përdhunimeve dhe vrasjeve.
Kjo pason kritikat e forta të muajit të kaluar të bëra nga një hetues special i OKB-së, i cili tha se forca paqeruajtëse e kësaj organizate është bërë pjesë e konfliktit me pasoja katastrofike.
Zyrtarë të tjerë të OKB-së këmbëngulin se ata po bëjnë progres në Kongo.
Një ish-anëtar i MONUC, misioni paqeruajtës i OKB-së, Jason Stearns, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar situatën:
"Në bazë të këtij raporti duhet vepruar jo vetëm mbi atë se çfarë duhet të bëjë misioni, por edhe bizneset ndërkombëtare, qeveritë ndërkombëtare dhe rreth asaj që ata mund dhe duhet të bëjnë përsa i përket implementimit të rekomandimeve".