E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bllokohen 5 kg drogë, prangoset poseduesi

Mësohet se 28-vjeçari Roland Tanusi, nga Libohova, u ndalua në një banesë të improvizuar si hotel familjar në lagjen "18 shtatori", teksa po tentonte të fshihte çantën me lëndën narkotike aty pranë.

Policia tha se lënda narkotike ishte ndarë në pesë pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban, kishte destinacion Fierin dhe Tiranën. Gjatë arrestimit të 28-vjeçarit u sekuestruan si provë materiale 100 euro dhe një celular, të vjedhura një ditë më parë.

Gjatë këtij viti drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar 14 operacione të koduar ku ka sekuestruar rreth 1.8 tonë mariuane dhe arrestuar në flagrancë 16 autorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›