E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel i dorezon Berishes raportin e KE

Ne konferencen per shtyp te zhvilluar ne Tirane Mirel tha se eshte bere nje vleresim real per Shqiperine.

Kemi vene disa perparesi te qarta qe mund te kthehen ne nje opinion pozitiv ne te ardhmen per vendin si strategjia per reformen ne gjyqesor qe ende nuk eshte miratuar masa te efektshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Te drejtat e pronesise jane nje ceshtje e diskutuar per shume kohe po ashtu edhe lehtesimin e ligjit per antidiskrimin dhe lehtesimin e romeve ne Shqiperi. Nje gje e rendesishme qe duhet rregulluar eshte funskionimi i parlamentit ne Shqiperi qe duhet te rregullohet ne menyre te menjehershme. Funsionimi i parlamentit eshte ceshtja kryesore ne kriterin politik te Kopenhagenit tha Mirel.

Nga ana e tij kryeministri Sali Berisha deklaroi tha se te gjitha kushtet qe parashihen do te shqyrtohen me kujdes duke nenvizuar se nuk kerkohen vleresime jashte asaj qe Shqiperia meriton. I tere procesi i intergimit te Shqiperise ne Evrope nga une dhe qeveria ime eshte konsideruar dhe konsiderohet si nje proces i bazuar ne performancen dhe meriten. Kemi privilegjin qe me KE-ne te kemi nje komunikim dhe bashkepunimin me transparent cka e cila mendoj une perben nje avnatazh te madh ne punen tone. Ne traditen e qeverise sime raporti i KE-se shnderrohet ne nje program pune ne interesin me te mire te procesit te integrimit te Shqiperise ne BE cka do te thote se te gjitha perparesite e percaktuara ne kete raport do te shnderrohen ne prioritete te qeverise sime gjate muajve ne vazhdim dhe vitit qe vjen tha Berisha.

Do bejme cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten dhe ne asnje rrethane nuk mund te pretendoj ta udheheq ate. Ajo cka me takon mua eshte ti beje oferta te ndershme transparente ne interesin me te mire te vendit dhe une kete do ta bej dhe e kam bere ne menyre te panderprere. Procesin e integrimit e marre teresisht te bazuar ne meriten dhe Shqiperine e marr keshtu sic eshte. Shqiperia reale eshte kjo qe eshte. Na duhet te bejme cdo perpjekje per te shenuar hapa te rendesishem ne BE. Kjo ka qene prioritet ne punen e qeverise vijoi.

2010-11-09 2120

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›