Mirel: Zgjidhja e krizës para ardhjes së Fyle

Për të dytën herë brenda ditës, Bashkimi Evropian i kërkon politikës shqiptare të zgjidhë krizën brenda datës 18 Mars.
Drejtori i drejtorisë për zgjerimin, Zhan Pier Mirel, në konferencë për shtyp së bashku me ministren e integrimit Majlinda Bregu, deklaroi se kriza në Shqipëri duhet të zgjidhet para vizitës së komisionerit për zgjerimin Stefan Fyle.
Zoti Mirel në mbyllje të takimit të parë të Komitetit të Stabilizim Asociimit, i cili po zhvillohet në Tiranë, deklaroi gjithashtu se shqiptarët do të përfitojnë nga procesi i liberalizimit të vizave, sikundër është deklaruar brenda këtij viti.
Nga ana e saj ministrja Bregu tha se Komiteti shqyrtoi pjesën më të madhe të reformave dhe i vlerësoi ato pozitivisht.
Ajo gjithashtu shtoi se do kishte qënë pozitive për Shqipërinë që ky komitet të mblidhej në një situatë të qetë politike.
Komiteti i Stabilizim Asociimit u mblodh për herë të parë në Tiranë gjatë ditës së premte, dhe vendosi ngritjen e 7 nënkomiteteve, për të verifikuar dhe analizuar ecurinë e procesit të stabilizim asociimit.