E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 1.3 kg drogë, 3 në pranga

Një operacion antidrogë i policisë së Tiranës arrestoi pak minuta më parë tre persona të akuzuar për trafik droge.
Operacioni mësohet se është zhvilluar në zonën e Farkës në Tiranë ku janë arrestuar tre persona.
Ata akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Burime nga policia thanë se tre të dyshuarit u kapën me një sasi prej 1.3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.
Agjentët e policisë aktualisht po kryejnë kontrolle banesash dhe automjetesh në zotërim të personave të arrestuar për evidentimin e sasive të tjera të drogës që dyshohet se ata zotërojnë.
Grupi kriminal sipas policisë, e kishte marrë drogën në dorëzim vetëm pak ditë më parë nga Maqedonia dhe po planifikojnë shpërndarjen e saj në destinacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›