Marat/Sad vjen ne Shqiperi

Tirane 25 nentor NOA - Perndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit paraqitur nga trupa e aktoreve te azilit Sharenton nen drejtimin e z. de Sad eshte titulli i plote i pjeses teatrore te Peter Weissit -shkurt Marat/Sad - nje nga dramat me te njohura te teatrit boteror nga vitet 60 e deri me sot.
Kundervenia midis Maratit njerit prej projektuesve te pare te shtetit socialist dhe markezit de Sad sinonim i jetes sensuale dhe i lirise absolute te individit ne prag te vrasjes se Maratit nga Sharlote Korde perben thelbin e kesaj drame.
Pjesa eshte nje teater brenda ne teater qe luhet nen drejtimin e te famshmit markez de Sad ne nje cmendine prane Parisit ne vitin 1808... Ajo i paraqitet tani publikut shqiptar si liber dhe se afermi si shfaqje teatrore.
Diten e premte 26 nentor 2010 ora 18.00 ne sallen Black Box te Akademise se Arteve behet prezantimi i vepres me fragmente nga drama diskutim per Revolucionin Freng me Gezim Qendron Edmond Tupen perkthyesin e vepres dhe regjisorin Arben Kumbaro.
Milena Selimi/NOA