“Mirenjohje per ju qe jeten mbrojtet me jete” Klodiana Kotorri
Ne nder te policeve te vrare ne krye te detyres u ngrit nje memorial i cili u inaugurua ne “diten e te reneve te Policise ne krye te detyres”. “Mirenjohje per ju qe jeten mbrojtet me jete” shkruhej ne vendin ku u ngrit permendorja ne nderim te policeve te vrare ne detyre. Ceremonia perkujtimore u zhvillua diten e djeshme ne ambientet e Qendres se Formimit Policor, ku moren pjese familjareve te te reneve te policise, ministri i Brendshem, Flamur Noka, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, drejtues te tjere te larte te Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit, perfaqesues te institucioneve te ndryshme ne vend, punonjes policie etj. Ne kete ceremoni mori pjese dhe Ambasadori i OSBE-se, Shtz. Eugen Eolfarth, oficeret nderlidhes te policive te vendeve te tjera te atashuar ne Shqiperi. “Sot, te gjithe ne, perkulemi me respekt dhe mirenjohje para te gjithe atyre qe rane ne krye te detyres dhe qe me aktin e tyre sublim u shnderruan ne simbole te ruajtjes dhe mbrojtjes se shtetit ligjor, ne simbole te ruajtjes se rendit dhe sigurise se vendit, ne simbole te sakrifices dhe flijimit, ne respekt te uniformes se nderuar dhe misionit te shenjte te punonjesit te Policise Shtetit! Ne kete vit jubile te 100 vjetorit te Pavaresise, akti sublim i deshmoreve te atdheut eshte nje deshmi e qarte e patriotizmit, atdhedashurise dhe nderimit te flamurit kombetar” tha ne fjalen e tij ministri Noka. “Te gjithe shqiptaret perkulen me nderim para ketyre deshmoreve, te cilet ne perballje me krimin dhane jeten per nje te ardhme me te sigurt dhe me te mire, per femijet tane dhe per te ardhmen e tyre. Edhe pse perjetojme me dhimbje te thelle humbjen e tyre, te gjithe ne, e mbi te gjithe ju familjaret dhe te afermit e tyre, duhet te jeni krenare se njerezit tuaj te shtrenjte u flijuan ne sherbim te atdheut” u shpreh me tej ministri. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit gjate fjales se tij ne kete ceremoni vleresoi aktin sublim te te reneve te Policise se Shtetit ne krye te detyres: “Emri i tyre eshte gdhendur perjetesisht ne kujtesen e shoqerise shqiptare, duke fituar pavdekesine, pasi kush dhuron jeten per te tjeret rron pergjithmone. Policia e Shtetit ka pasur dhe do te kete gjithmone strehimin, punesimin, dhe arsimimin e femijeve te punonjesve te policise te rene ne krye te detyres” theksoi Burgaj. Ne kete ceremoni ne emer te familjareve te te gjithe te reneve ne krye te detyres pershendeti Aldo Gjoka, djali i Deshmorit Nikolle Gjoka. “Kam nderin sot ne kete dite solemne te perfaqesoj familjet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres. Caktimi i nje dite te vecante ne perkujtim te punonjesve te policise te rene ne krye te detyres eshte nje moment shume prekes per ne familjaret e tyre por dhe per te gjithe familjen e madhe te nderuar te Policise se Shtetit” tha Gjoka.