Manjani: Dy arsye per shkarkimin e Ina Rames Qamil Xhani
Sekretari per Çeshtjet Ligjore ne Levizjen Socialiste per Integrim, Ylli Manjani deklaron se Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama duhet te shkarkohet. Ne nje prononcim dhene dje per gazten “Koha Jone”, Manjani argumenton se jane dy arsye qe duhet te kishin cuar ne shkarkimin e Prokurores se Pergjithshme. Arsyeja e pare lidhet me politizimin e ketij institucioni. Sipas Manjanit, Rama i ka sherbyer ne menyre te qarte nje kampi politike gjate gjithe ushtrimit te funksionit te saj. “Zonja Rama duhet te ishte shkarkuar tashme. Kjo per arsye se Prokuroria e Pergjithshme, qartesisht u vendos ne pozita politike. I sherbeu njerit krah politike”, u shpreh dje Manjani. Arsyeja e dyte e shkarkimit, qe sipas Manjanit duhet te ishte bere shume kohe me pare, lidhet me situaten e krimit ne vend. “Nje tjeter arsye per te cilen mendoj se Prokurorja e Pergjithshem duhet te shkarkohet qe sot eshte situata e krimit ne vend. Te mos harrojme qe sot kriminelet jane rrugeve dhe ka pergjegjesi maksimale per kete situate dhe Prokuroria e Pergjithshme me veprime dhe mosveprimet e saj”, u shpreh dje Manjani. Perfaqesuesi i LSI-se ndalet dhe ne debatin mes PS dhe PD-se per afatet e mandatit te kryeprokurores aktuale. Sekretari per Çeshtjet Ligjore i LSI-se thekson se nga pikepamja ligjore, mandati i Ina Rames mbaron ne muajin maj te vitit te ardhshme. “Interpretimi me i arsyeshem qe mund t’i behet Kushtetutes eshte qe mandati i Prokurorit te Pergjithshem mbaron, jo ne nentor, por ne maj”, thote ai. Por pavaresisht kesaj, Manjani ndalet ne punen e bere nga Prokuroria e Pergjithshme, duke theksuar se politizimi dhe situata e krimit jane arsye te mjaftueshme per te kerkuar largimin e kryeprokurores aktuale pa qene nevoja per te pritur muajin maj. Lidhur me zgjedhjen e prokurorit te ri, Manjani thekson se ajo qe mund te beje politika dhe kryesisht partite parlamentare, eshte krijimi i nje klime te favorshme per zgjedhjen e nje personi qe te jete sa me i afte per te drejtuar nje prej organeve me te rendesishme ligjore ne vend. “Çeshtja e politikes ne zgjedhjet e prokurorit te ri eshte thjesht procedurale. Politika ka ne dore te krijoje nje proces transparent dhe te krijoje klimen e duhur per te vendosur njeriun me te pershtatshem qe garanton, ne radhe te pare pavaresi dhe ne radhe te dyte profesionalizem”, shprehet Manjani. Dy forcat kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste jane te ndara ne lidhje me perfundimin e mandatit te Prokurores se Pergjithshme. Perfaqesues te PD-se kane deklaruar se mandati i Ina Rames perfundon ne muajin nentor, kohe ne te cilen behen pese vite ne detyre qe nga zgjedhja e saj. Nderkohe Partia Pretendon se mandati i Rames perfundon ne muajin maj.