E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Efektet e krizës, BE t'i japë fonde Shqipërisë

Vendet jashte Zones Euro po perballen me pasojat e drejtperdrejta te krizes qe ka perfshire Bashkimin Europian ndaj ky organizem duhet te financoje te pakten shtete qe konstatohen me rritje ekonomike. Kerkesa e drejtperdrejte vjen nga kryeministri Sali Berisha i cili dje ne menyre te detajuar, ka folur mbi nje ndikim te forte negativ te krizes globale tek vende si Shqiperia dhe te tjera qe perpiqen te kene nje ekonomi stabel. Berisha per here te pare ishte kritik ndaj organizmave nderkombetare financiare dhe shprehu pakenaqesi per faktin se financimet e tyre per vende si Shqiperia mungojne, madje edhe kur merren shuma marramendese si ne rastin e Pekinit qe ofroi ndihme per perballimin e krizes. Deklaratat e kryeministrit u bene duke folur dje ne Konferencen e 10-te te Bankes se Shqiperise “Politika monetare ne Shqiperi: nga e shkuara drejt se ardhmes”. Ai permendi pohimin e guvernatorit te Bankes Qendrore te Republikes Popullore te Kines, i cili e informoi se “ky vend i kishte dhene Fondit Monetar Nderkombetar 100 miliarde dollare”. Por z.Berisha konstaton me keqardhje se “as edhe nje dollar i vetem nuk ka perfunduar ne vendet ne zhvillim, por te tera, ne vendet e zhvilluara”. Ne kete pike, z.Berisha paralajmeron zgjerim te krizes aktuale edhe tek vendet me rritje ekonomike sic eshte Shqiperia: “Ne rast se ecim ne kete menyre, eshte jashtezakonisht i pashmangshem kontributi ne perhapjen e krizes”.

Kriza do vazhdoje gjate

Berisha pohon se jetojme ne nje kohe te vecante ku sistemi kapitalist eshte me i fuqishem se kurre, me i gjere se kurre dhe ne ato permasa qe nuk i ka pasur kurre me pare. Por disa nga motoret kryesore te ketij sistemi kane veshtiresi dhe probleme serioze. Eurozona eshte e pllakosur nga nje krize, nje nder faktoret e se ciles eshte euro, por me thelle, shkaku me themelor i saj eshte edhe efekti i globalizmit, apo, me fjale te tjera, kompetitiviteti i injoruar, ne nje menyre apo ne nje tjeter. Çka per z.Berisha do te thote se kriza do te jete afatgjate. “Edhe pasi te vendosen themelet e reja te euros dhe kjo monedhe te shkoje duke terhequr gjithnje e me shume monedha te vendeve te tjera per anetaresim, serish nuk mund te thuhet se kriza do te jete e kapercyer. Aspak! Kjo eshte krize afatgjate, qe ne te vertete ka te beje me thelbin e konkurrences”, paralajmeron kryeministri.

BE te nderhyje

Perqendrimi per zgjidhjen e krizes se euros eshte jetik, i nje rendesie kryesore jo vetem per popujt e vendet e zones se euros, por per te gjitha vendet e popujt e Europes dhe me gjere, per shkak te peshes se madhe qe kjo monedhe ka sot, ne tregun monetar boteror. Perpos ketij fakti z.Berisha konstaton se zona jashte saj perballet me pasojat e kesaj krize: “Dhe e verteta eshte se perqendrimi per ta kufizuar kete krize ne zonen ku ajo ndodhet, eshte pothuaj inekzistent”, - shprehet ai dhe apelon: “Ndaj, thirrja ime si per Komisionin Europian e ne menyre te vecante per institucionet e Bretton Wood eshte qe te perpunojne nje strategji ndihme, ne menyre qe te kufizohet kriza ekzistuese e te parandalohet perhapja e saj”. Por kjo strategji sipas z.Berisha, nuk do mund te funksionoje, ne rast se ajo paraqitet njelloj sikur nuk ka ndodhur gje. “Kemi te bejme me nje krize te thelle ne qender, e cila rrezaton drejt periferise e ndikon ne menyre negative vazhdimisht, ndaj duhet nje perqasje e perballje emergjente dhe me e vecante”, - apelon Berisha. Vendet e Zones Euro, theksojne nga mengjesi deri ne darke, mungesen e rritjes dhe cfare te bejne per te. Ndersa vendet qe kane rritje kercenohen te humbasin rritjen. Kjo do te ishte e demshme, fatale, jo vetem per vendet e zones jashte euros, por edhe per vete vendet e Zones Euro, - paralajmeron Berisha.

Leku, monedha me e qendrueshme ne Europe

Shefi i Qeverise siguron se leku, eshte monedha me e qendrueshme ne Europe dhe sistemi bankar eshte i konsoliduar. Gjithsesi ai thekson se eshte koha per modernizimin e sherbimeve bankare ne vend dhe per nje mbeshtetje me te madhe te bankave, per te nxitur rritjen ekonomike. Ai permendi se Banka e Shqiperise e ka nisur rrugen e saj 20 vjet me pare, me 4 milione dollare rezerve valutore dhe sot, ka ne rezervat e saj rreth 2 miliarde euro. Kurse ne nje thirrje bankave te vendit z.Berisha kerkoi qe “te marrin te gjitha masat per te ridimensionuar produktet e sherbimet dhe te bejme gjithcka, qe te nxisim rritjen ekonomike, sepse kjo eshte sot, leva jone e Arkimedit, per te perballuar pasojat e krizes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›