Kryetarja e KQZ-se Lleshi: 2013, garantoj zgjedhje sipas ligjit Rozeta Rapushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i riformatuar kete muaj, e nis me konsensus mbledhjen e tij te pare. Me nje shumice prej 7 votash pro dhe asnje kunder, anetaret e KQZ-se, te drejtuar nga kryetarja, Lefteri Lleshi, miratuan dhenien e mandatit te deputetit te Partise Socialiste, Auron Tares, pas vendit vakant te krijuar nga doreheqja e ish deputetit, Andis Harasani. Po ne mbledhjen e djeshme, KQZ miratoi edhe zgjedhjen e nenkryetarit te institucionit, ku me shumice votash u zgjodh Denar Biba. Ndersa Lleshi garantoi per zbatim te ligjit nga trupa e re e ketij institucioni.
QENDRIMI
Qe ne fillim te mbledhjes se djeshme, e para pas riformatimit nga Kuvendit te KQZ-se, Kryetarja e Komisionit, Lefteri Lleshi, garantoi partite politike dhe nderkombetaret qe zgjedhjet e ardhshme te menaxhuar nga kjo trupe do te certifikohen pozitivisht. Kjo pasi KQZ do te zbatoje vetem ligjin. “Komisioni, pavaresisht kaheve te ndryshme te perfaqesimit politik te anetareve te tij, ne punen e tij do te orientohet vetem ne nje kah, ne ate te drejtim te ligjit. Do te kete vetem nje adresim, ligjin dhe vetem nje nenshkrim, sipas ligjit. Ne detyren time te re si kryetare e KQZ-se, jam e vendosur te degjoje me vemendje dhe konsiderate mendimin dhe optiken e secilit bashkepunetor te kesaj trupe te nderuar ne frymen e nje skuadre, ne menyre qe vendimmarrja e saj te kreditohet vetem pozitivisht, si nga aktoret ne vend ashtu dhe nga partneret nderkombetare qe orientojne veprimtarine e institucionit”, - u shpreh Lleshi. Por perfaqesuesi i PS-se ne komision, Genc Gjoncaj, tha se sfida kryesore e KQZ-se mbetet kthimi i besimit qytetareve tek vota e lire. “Zonja Kryetare, ktheni besimin e qytetarit per nje sistem zgjedhor korrekt dhe ku cdo vote vleresohet dhe gjykohet sipas vullnetit te qytetarit qe voton”, - tha Gjoncaj
VENDIMET
Dy vendime u moren dje ne mbledhjen e pare te KQZ-se, qe do te organizoje zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me nje shumice prej 7 votash pro dhe asnje kunder, komisioni vendosi t’i jape mandatin e deputetit te selise roze, Auron Tares. “KQZ pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe degjoi diskutimet e perfaqesuesve te partive politike, vendosi t’i jape mandatin e deputetit te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, kandidatit te radhes ne listen shumemerore te Partise Socialiste te Shqiperise per Qarkun Tirane, Auron Tare”, - thuhet ne vendim. Nderkohe qe po ne mbledhjen e djeshme, KQZ zgjodhi edhe nenkryetarin e komisionit. Shumica e anetareve perzgjodhen Denar Biben si nenkryetar te KQZ-se. Biba u zgjodh me 6 vota pro. Nderkohe ne procesin e votimit Albana Shtylla kandidate edhe ajo per postin e nenkryetarit, mori vetem 1 vote. Sipas kodit zgjedhor ne gare per postin e nenkryetarit ishin dy perfaqesuesit e partise me te madhe te opozites, PS, Albana Shtylla dhe Denar Biba, ku ky i fundit pas votimit rezultoi fitues.