Mirëseardhje Maestro Griminellit
Shijoni interpretimin e mbrekullueshëm të njërit prej flautistëve më të famshëm sot për sot në botë. Është ftesa që Instituti Italian i Kulturës në Tiranë bën përMaestro Andrea Griminelli-n në kuadrin e Javës Europiane të Kulturës. Griminellishoqërohet në piano nga Irene Veneziano dhe mund t'i dëgjoni sonte në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit, në orën 19.00.
Griminelli është një nga muzikantët më të njohur e më të vlerësuar në botë. Për herë të parë ka debutuar në vitin 1984 në Madison Square Garden të Neë Yorkut së bashku me Luciano Pavarottin. Që nga ajo kohë bashkëpunimi i ngushtë i tyre është shfaqur në koncerte të paharruara si Hyde Park të Londrës, në Central Park të Nju Jorkut, në Tour Eiffel të Parisit apo në Sheshin e Kuq të Moskes.
Maestro Andrea Griminelli ka dhënë koncerte në teatrot më prestigjoze të botës, që nga Teatro alla Scala i Milanos tek Carnegie Hall i Nju Jorkut. Ka bashkëpunuar gjithashtu me artistë të njohur si Pretre, Giulini, Mehta, Krivine, Sutherland, Bonynge, Rampal, Rojdestvenski, Levine, Lu-Ja, Ughi, Sado, Semkov dhe me këngëtarë si Sting, Elton John, James Taylor, Bradford Marsalis, Ian Anderson etj.
I sapokthyer nga një turne i gjatë në Amerikën e Jugut, Maestro Andrea Griminelli ekzekuton për publikun e Tiranës pjesë nga Schubert, Dvorak, Chaminade, Morlacchi, Doppler, Chopin, Bizet/Borne. Sa për pianisten Irene Veneziano, ajo cilësohet artiste e talentuar që ka ekzekutuar disa recitale, një nga të cilët edhe me këngëtaren e famshme Amii Steëart.