E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirëserdhe në Uashington, presidenti Obama. Edhe në Tiranë e Prishtinë

Presidenti i ri amerikan betohet para demokracive të të gjithë botës se SHBA-të do të vazhdojnë ta udhëheqin botën. Marrja e detyrës u prit me entuziazëm, jo vetëm në Uashington, por edhe në Tiranë e Prishtinë, ku bota shqiptare është e bindur në miqësinë për kombin e madh amerikan. Prania e nënpresidentit Bajden dhe sekretares Klinton në administratën e re “Obama” janë një garanci më shumë se forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve shqiptare dhe SHBA-ve. Klasa politike në Tiranë përshëndeti fort marrjen e detyrës nga presidenti amerikan, ndërkohë që rrugët e Prishtinës ishin mbushur me postera që falenderonin kontributin e presidentit Bush dhe i uronin mirëseardhjen presidentit Obama

Në një ceremoni madhështore, Barack Obama dha betimin e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai edhe zyrtarisht tani mori këtë post, duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë në historinë amerikane. Pikërisht në orën 18:05 Barack Obama dha betimin dhe zyrtarisht mori postin e presidentit të 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak çaste më herët betimin e dha edhe nënpresidenti Joseph Biden.
Me dorën mbi bibël Presidenti Obama u betua se do të ruajë, përkrahë dhe mbrojë kushtetutën amerikane. Une betohem se do të ekzekutoj detyrën e presidentit me ndershmëri dhe do të mbroj Kushtetutën e SHBA. Me ndihmo, Zot!", "Amerika është mik i cdo kombi, i cdo njeriu, i cdo gruaje, fëmije që kërkon paqe dhe dinjitet dhe ne jemi gati të udhëheqim sërish' - ka thënë Presidenti i ri i SHBA. Në ndërtesën e Capitol Hill ku u zhvillua ceremonia e betimit, ishin të pranishëm edhe presidenti George W. Bush, nënpresidenti i zgjedhur Joseph Biden, ish-presidentët Carter, Bush e Clinton dhe shumë personalitete tjera të larta amerikane. Procesit të betimit të Barack Obamës dhe Joseph Bidenit i parapriu fjala e kryesueses së Komitetit për inaugurim, senatores Dianne Feinstein. "Brezat e ardhshëm do të shënojnë këtë mëngjes si pikë kthese për ndryshime reale dhe të domosdoshme në kombin tonë. Ata do të shikojnë prapa dhe do të mbajnë në mend se ky ishte çasti kur ëndrra që u dëgjua nëpër histori nga hapat e Memorialit të Lincolnit përfundimisht arriti në muret e Shtëpisë së Bardhë", - tha senatorja Feinstein gjatë fjalës së saj në Capitol Hill. Qëndroj këtu para jush i përulur para detyrës që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i ndërgjegjshëm për sakrificat e bëra nga paraardhësit tanë. Falenderoj presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj kombit, si dhe zemërgjerësinë dhe bashkëpunimin që ka treguar gjatë gjithë këtij tranzicioni", tha Presidenti Obama. Më pas, presidenti Obama ka nisur fjalimin e tij, që mezi pritej nga analistët dhe nga qarqet e politikës ndërkombëtare. "44 presidentë kanë bërë betimin presidencial. Fjalët janë thënë gjatë baticave të prosperitetit dhe ujërave të qetë të paqes. Megjithatë, shumë shpesh betimi është bërë mes grumbullit të reve dhe stuhive të forta, tha presidenti në fillim të fjalës së tij. Në këto momente, Amerika ka ecur jo thjesht për shkak të aftësive dhe vizionit të atyre në poste të larta, por sepse Ne Populli kemi mbetur besnikë idealeve të paraardhësve, dhe besnikë ndaj dokemnteve themeluese". "Sot ju them se sfidat që kemi përballë janë reale. Ato janë serioze dhe janë të shumta. Ato nuk do të kapërcehen me lehtësi apo në një kohë të shkurtër. Por këtë duhet ta dish Amerikë, ato do të kapërcehen, vijoi më tej fjalën e tij presidenti amerikan. "Në këtë ditë ne mblidhemi sepse ne kemi zgjedhur shpresën mbi frikën, qëllimin e përbashkët mbi konfliktin dhe mosmarrëveshjet. Në riafirmimin e madhështisë së kombit tonë, ne kuptojmë se madhështia nuk është kurrë e garantuar. Ajo duhet fituar". "Udhëtimi ynë s'ka qenë kurrë me kthesa të shkurtra apo duke pranuar më pak. Nuk ka qenë udha për të dobëtit - për ata që preferojnë pushimin para punës, apo kërkojnë vetëm kënaqësitë e pasurisë dhe famës, vijoi ai më tej. Në fakt, ajo ka qenë ata që kanë marrë rreziqe, veprimtarët, prodhuesit e sendeve- disa të njohur por më shpesh burra dhe gra të panjohur në punën e tyre, të cilët na kanë ngjitur në rrugën e gjatë, dhe të vështirë drejt prosperitetit dhe lirisë. Herë pas here këto gra e burra luftuan dhe sakrifikuan dhe punuan deri sa duart iu gjakosën që ne të mund të jetojmë një jetë më të mirë. Ata e panë Amerikën si më të madhe se sa një shumë ambiciesh individuale; më të madhe se sa të gjitha dallimet e lindjes apo e pasurise apo e fraksionit. Ky është udhëtimi që ne vazhdojmë sot. "Gjendja e ekonomisë kërkon veprim të guximshëm dhe të shpejtë, "jo vetëm për të krijuar vende të reja pune, por për të shtruar një themel të ri për rritje, theksoi ai, duke cekur çështjen e vështirë të krizës ekonomike. "Ne do të ndërtojmë rrugë dhe ura, sisteme të bartjes së energjisë dhe linja dixhitale që ushqejnë tregtinë tonë dhe na lidhin bashkë. Ne do t'ia kthejmë vendin e merituar shkencës, dhe do të shfrytëzojmë mrekullitë e teknologjisë për të ngritur cilësinë e kujdesit shëndetësorë dhe për të ulur koston e tij," tha presidenti Obama. Presidenti i ri e porositi botën se "Amerika është mik i çdo kombi dhe çdo burri, gruaje, dhe fëmije që kërkon një të ardhme me paqe dhe dinjitet, dhe se jemi të gatshëm përsëri të prijmë". "Ne do të fillojmë me përgjegjësi t'ia lëmë Irakun popullit të vet, dhe të forcojmë paqen e fituar me mund në Afganistan. Me miq të vjetër dhe armiq të dikurshëm, do të punojmë pa u lodhur për të zvogëluar kërcënimin bërthamor, dhe do të kthejmë mbrapsht spektrin e ngrohjes së planetit". Në fjalimin e tij, përpara qindra mijëra amerikanëve, presidenti Obama ka nderuar të gjithë ushtarët amerikanë që shërbejnë jashtë SHBA-së, duke i cilësuar ata si "mbrojtës të lirisë". Ai tha se kombi mbështetet në besimin dhe përkushtimin e qytetarëve amerikanë dhe nënvizoi momentet e vështira nëpër të cilat po kalon vendi.
Marrja e detyrës nga presidenti i ri i SHBA-ve veçse do të konfirmojë bashkëpunimin e ngushtë më shumë se njëshekullor mes dy kombeve. Momente të tilla të lavdishme për historinë e shtetit shqiptar, si mbështetja e presidentit Uillson për pavarësinë e paprekshmërinë e shtetit të ri shqiptar, apo edhe mbështetja që strukturat amerikane u kanë dhënë diasporës shqiptare antikomuniste janë një stacion i vazhdimësisë së marrëdhënieve të ngushta mes dy shteteve, marrëdhënie që nuk u cënuan as nga diktatura enveriste. Vazhdimisht presidenti Obama ka përsëritur politikën e vazhdimësisë, për sa i përket qendrimit amerikan për Ballkanin, e specifikisht për Kosovën. Prania në administratën e re Obama e emrave të tillë familjarë për shqiptarët e posaçërisht për diasporën tonë atje, si të nënpresidentit Xho Bajden apo të sekretares së Departamentit të Shtetit Hillari Klinton janë të tjerë tregues të vazhdimësisë së marrëdhënieve të ngushta mes shqiptarëve dhe amerikanëve, por edhe të sigurisë, bile të ngazëllimit, me të cilën e përcoll ceremonia e betimit në Tiranë, Prishtinë, Shkup e qendra të tjera shqiptare. E gjithë klasa politike në Tiranë e ka përshëndetur lidershipin e ri amerikan, ndërkohë që rrugët e qytetit të Prishtinës kanë qenë të mbushura me postera që falenderonin presidentin Bush për mbështetjen e dhënë në pavarësinë e Kosovës, por edhe shprehej mirëseardhja për presidentin e ri Barack Obama. Sinteza e kësaj ndjesie të kudogjendur ndër shqiptarët të mirënjohjes dhe besimit tek miqësia mes dy kombeve ishte shënimi i një lexuesi, në faqen e internetit të gazetës, i cili ishte i bindur se shprehte edhe mendimin e gjithë bashkombasve të tij në tërë hapësirën rajonale; “Mirëseerdhe në Uashington, presidenti Obama. Edhe në Tiranë e Prishtinë”. Ne si redaksi ishim krejtësisht dakord me këtë sintezë e besojmë se edhe lexuesit tanë të ditës së sotme gjithashtu.
Shërbimet sekrete: Asnjë kërcënim gjatë ceremonisë së betimit/Dhjetëra mijëra police, agjente federale dhe roja kombetare jane dislokuar ne toke, ajer dhe uje, per te mundesuar nje ceremoni te sigurte te betimit te presidentit Barack Obama. “Deri tani nuk kemi marre asnje kercenim”, deklaroi per CNN, drejtori i Sherbimeve Sekrete, Mark Sullivan. Agjente te FBI-se dhe zyrtare te sherbimeve sekrete kane komunikuar me burime ne SHBA dhe bote per t’u siguruar se nuk ka asnje kercenim. Sekretari per sigurine tha se do te tregohet kujdes çdo minute deri ne perfundimin e ceremonive. Sipas nje deklarate te fundit te sherbimeve sekrete federale, numri i kercenimeve ndaj Obames eshte rritur, qe pas zgjedhjes se tij si president, por deri tani nuk eshte zbuluar asnje kercenim real. Sherbimet sekrete kane koordinuar punen me 58 agjencite shteterore dhe lokale. Edhe trafiku ajror ne Capitol ishte kufizuar, ndersa shume rruge dhe ura ishin mbyllur. Kujdesi me i madh eshte ndaj personave apo mjeteve te dyshimta. Edhe qente antieksploziv jane ne detyre. Mijera kamera sigurie po monitorojne aktivitetet, ndersa nuk mungojne as detektoret dhe sensoret per te parandaluar kercenimet kimike, biologjike, apo ato berthamore.
Bota, optimiste për presidencen e Obamës/Bota eshte optimiste se presidenca e Barack Obames do te permiresoje marredheniet e SHBA-se me shtetet e tjera. Sipas nje sondazhi te zhvilluar nga sesioni boteror i BBC-se, ku jane intervistuar me shume se 17 mije njerez nga 17 vende, rreth 67 perqind e tyre jane shprehur se Obama do te forcoje marredheniet e SHBA-se me Boten. Sipas sondazhit, njerezit presin gjithashtu qe kriza ekonomike te jete prioriteti i tij, i pasuar nga terheqja e trupave nga Iraku, ndryshimet e klimes dhe ndermjetesimi per paqen ne Lindjen e Mesme. Më optimistët ishin shtetasit evropiane, ku 80 perqind e te pyeturve u shprehen me nota optimizmi per presidencen Obama

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›