E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miresevini ne plazh Ndotja/ Velipoje asnje mase kunder plehrave

Grumbujt e plehrave që digjen në gjithë perimetrin e tij dhe brigadat e punëtorëve të cilët ndihmojnë në djegie, në vend që të pastrojnë, janë panorama më mbresëlënëse që të ofron plazhi i Velipojës në këtë fillim sezoni.

Turistët e pakët që ndodhen në këtë plazh janë të detyruar të zhvendosen nga njëra pjesë e plazhit në pjesën tjetër me shpresën për të gjetur një copë territor të pastër, nga ky bregdet që momentalisht ndodhet nën pushtetin e tymit të mbeturinave.

Megjithatë, hyrja për në Plazhin e Velipojës prej vitesh, të afron panoramë sa primitive, aq trishtuese.

Grumbuj plehrash dhe inertesh qëndrojnë aty dhe askush nuk është kujtuar të bëjë zhvendosjen e tyre.

Pushteti vendor në Velipojë nuk dihet për çfarë kujdeset dhe çfarë qeverisë, pasi as ai i mëparshmi, sikurse edhe ky që ende nuk ka marrë mandatin, nuk ka treguar asnjë interes për Velipojën dhe pse këtu gjendet një plazh prej 14 km me rërë të imët.

Sezonin e shkuar në këtë plazh pavarësisht ‘mikpritjes’ përmes mbetjeve te inerteve dhe grumbujve te plehrave, mbërritën rreth 100 mijë turiste, kryesisht nga Kosova.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›