Berisha: Gati paketën për rrijen e pagave e pensioneve
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha deklaroi te henen ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD se, qeveria po pergatit paketen per rritjen e rrogave dhe pensioneve. "Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qene shtylla me kryesore e qeverisjes se kesaj maxhorance", tha ai. Sipas tij, kjo politike do te vazhdoje te mbetet drejtim themelor i qeverise.
“Rritja e rrogave dhe pensioneve apo ndihmës ekonomike përbën shtyllën kryesore të programit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Përbën njëkohësisht faqen e njerëzishme, fytyrën njerëzore të sistemit që ne ndërtojmë. Dua të kujtoj këtu se në vitin 2005 ne gjetëm një sistem rrogash dhe pensionesh ndër më të papërshtatshmit për qytetarët shqiptarë. Gjetëm një sistem pagash i cili ishte ndërtuar fund e krye mbi filozofinë e bllokut ku më kryesorët paguheshin 30 fishin apo 25 fishin e punëtorit të thjeshtë që merrte 4 dollarë në muaj”, theksoi më tej kryeministri.
Duke kujtuar punën bllokuese të opozitës dhe cilësimin e vendimit për rritje rrogash e pensionesh si kriminal, Berisha deklaroi se në harkun kohor të mandatit të parë çdo fermer që merrte pension 34 mijë lekë, firmosi në fund të mandatit pension 72 mijë lekësh; për katër vjetet e parë çdo arsimtar që shpërbehej me 225 mijë lekë në muaj, në fund firmosi për mbi dyfishin, çdo infermier që shpërblehej me 125 mijë lekë, në fund mori 320 mijë lekë, çdo mjek që kishte pagë simbolike firmosi për mbi dyfishimin.
“Ne ia dolëm që me këtë politike humane sociale, e cila ndikonte direkt në xhepat dhe llogarinë familjare të 800 mijë familje, ia dolëm që rrogën mesatare nga 225 mijë ta kalojmë në 520 mijë dhe kjo është arritje e madhe për vendin”- theksoi Berisha.
Borxhi publik
Berisha gjithashtu kërkoi që të mos lejohet rritja e borxhit publik deri në vitin 2013 ndërsa shtoi se gjatë mandatit tjetër do të behet e mundur edhe ulja e tij.
“Shqipëria kishte borxh prej 72% në vitin 2005, tani ka prej 59%. Ky do jetë viti i ndjeshëm i uljes së borxhit publik të Shqipërisë. Në këtë mandat parashikimi është të mos lejojë rritjen e tij, ta frenojmë. Mandatin tjetër borxhi merr rënien e ndjeshme ky është qëllimi ynë”.
(d.b/BalkanWeb)