E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 2 shpërndarësit e kokainës në Tiranë, ua shisnin VIP-ave

TIRANË-Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës ndërsa posedonin 40 doza kokainë që i shpërndanin në kryeqytet.
Lajmi është bërë i ditur nga zedhenesja e policisë së kryqytetit, Alma Katragjini qe deklaroi sot ne mesdite se droga e fortë u bllokua heret ne mengjes pas një aksioni të zhvilluar në zonën e Tiranës së Re, pikërisht në rrugën “Fortuzi”.
Policia informon se në pranga janë Robert Sula dhe Florian Ngjela 38 vjec te dy, të cilëve përvecse iu gjetën dhe sekuestruan 40 doza kokainë, u janë bllokuar edhe dy armë automatike dhe dy maska.
Policia theksoi se nga hetimet e kryera rezultons e dy personat e mësipërm shpërndanin në kryeqytet kokainën. Pas hetimit disa mujor fillimisht u realizua kapja në flagrancë e shtetasit Florian Ngjela ku pas kontrollit ju gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar Kokainë. 

Po ashtu, gjatë shtrirjes në kohë të këtij operacioni me posedimin edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit Robert Sula ju gjetën në banesën e tij dhe dy armë automatik m - 56, armë automatike e llojit Scorpion me silenciator, 94 cope fisheke, 248 fishekë model-54, 4 krehëra me fishekë model - 56 etj.

Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas, u konkludua se lënda narkotike e llojit Kokainë, shpërndahej në zona të ndryshme në kryesisht në lokalet dhe pubet e Tiranë, kryesisht kjo lëndë narkotike blihej nga klientë vip.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›