E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri: Do doja të ruanim miqësinë

05/03/10 05:20

Miri dhe Enxhi diskutojnë për të përbashkëtat që kanë në karakter. Miri shprehet se sa vjen edhe më shumë mbetet i befasuar nga karakteri i saj dhe shpesh pyet veten nëse ajo është e vërtetë apo jo. Nuk besoja se ekzistonte një njeri si ty në jetë- thotë ai duke shtuar se e kishte ëndërruar një tip si ajo. Ai thotë se ajo nuk e njeh aspak, por Enxhi ia kthen se me aq sa e njeh, i mjafton për të thënë se i pëlqen. Miri tregon se tre personat që i pëlqejnë në shtëpi janë ajo, Valoni dhe Rezarta, të tre banorë të rinj. Për Valonin ai thotë se i ka transmetuar gjithnjë pozitivitet, madje të tre në formën e tyre. Për Rezin thotë se e ka besuar gjithnjë verbërisht pavarësisht sjelljeve pozitive apo negative të tija. Miri shprehet se nëse del të shtunën, vetëm këta të tre do i mungojnë më shumë dhe shpreson që ata ta ruajnë miqësinë edhe jashtë.
Mir flet me Enxhin për tipin e tij dhe karakterin rebel që ka. Ai thotë se nëse është i bindur se ka të drejtë, e mbron atë me cdo kusht.
Ata zhvillojnë biseda edhe për banorët e tjerë dhe Miri tregon për marrëdhënien e tij me Erionin. Ai thotë se ishte ai shtysa që Erioni dhe Bertina të lidheshin dhe këtë gjë e ka bërë me qëllimine mirë pasi Bertina i duket një vajzë shumë e mirë. Por, sipas tij, Erioni nuk po sillet korrekt me të dhe kjo vjen nga karakteri i tij i paqëndrueshëm. Miri tregon se Erioni i ka thënë se ka patur shumë eksperienca në jetë, por nga veprimet, del se nuk di të sillet mirë me vajzat. Zoti i ka dhënë bukurinë e ai atë shfrytëzon- shprehet Miri për të dhe shton se me vajzat ai nuk di të ketë respekt. Për veten, Miri shprehet se kurrë nuk do i mungonte në respekt një vajze, sidomos nëse do ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai tregon se gjithnjë është shkëputur nga vajzat e shtëpisë kur ato janë lidhur e merr si shembull Domenikën që kur u lidh me Seldin, ai nuk po e ngacmonte më atë. Miri mendon se Erioni është ndjerë në garë me të në këtë lojë e tregon disa argumeta lidhur me këtë gjë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›