E Diel, 1 Nëntor 2026

Miri dhe Manal bisedojnë e njihen

22/03/10 06:50

Të gjithë banorët, pasi luajnë në dhomën e gjumit me njeri-tjetrin, shtrihen për të fjetur, ndërsa Miri dhe Manal rrinë zgjuar edhe pse ka aguar. Manal e pyet se si është sjellë sot, a ka qënë aktive apo jo. Miri shprehet se sipas tij, ajo ka qënë shumë mirë dhe i jep këshilla që të flasë e ti njohë të gjithë, të jetë e qetë e të arsyetojë e gjykojë me qetësi, të flejë e të hajë e të bëjë jetën normale. Ai e pyet se cfarë e shtyu që të futej në BB dhe ajo tregon se u fut për tu argëtuar e për tu bërëe famshme e nga kjo, për të ndryshuar rutinën e ditës. Miri e pyet se si mund ta ndryshojë fama dhe nëse do lodhej ndonjëherë prej saj. Manal përgjigjet se ajo do betet ajo që është, por do njohë njerëz e do ta njohin për atë që është, ndërsa për lodhjen nga fama, ajo mendon se askush nuk është i lodhur prej saj se ndryshe njerëzit nuk do kërkonin vazhdimisht të bëheshin të njohur. Manal e pyet se përse hyri ai në BB dhe Miri thotë se as vetë nuk e di përgjigjen dhe se bota e tij është shumë larg prej kësaj që ndodhet tani. Ai thotë se po i ndodhin shumë cudira dhe se në përgjithësi nuk i kuptojnë mendimet e tija. Manal i kërkon të spjegohet dhe ai thotë se karakterin e vetë e ka krijuar mes dy kulturave, shqiptare dhe italiane duke u përpjekur që të marrë më të mirat nga to, por shpesh bie ndesh me mendimet e njerëzve, edhe pse në fund arrin që të gjejë gjuhën e përbashkët me ta. Manal mendon se cdokush në fillim nuk kuptohet nga të tjerët dhe e këshillon që ai të përpiqet ta gjejë fillimisht problemin tek vetja, pastaj tek të tjerët. Më pas, të dy të rinjtë flasin për fenë islame, shkencën, ekzistencën e njeriut ku Manal përpiqet që të mbrojë anën fetare, ndërsa Miri atë shkencore. Ndërsa përfundojnë bisedëne gjatë për atë temë, Miri shprehet se i pëlqen që është e ciltër, e thjeshtë, me moral dhe këto i kupton nga biseda dhe gjithashtu ajo i duket një neri i mirë dhe pozitiv. Manal mendon se është ende herët që ai ta gjykojë, por Miri thotë se këto gjëra i mendon vërtetë, por sipas tij, koha që kanë në dispozicion nuk u mjafton për tu njohur tamam me të gjithë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›