E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bektashinjtë festojnë sot Ditën e Novruzit

Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë sot (22 mars), Ditën e Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Festa e Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Me rastin e kësaj feste , në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane po zhvillohet ceremonia tradicionale fetare. Haxhi Dede Reshat Bardhi uroi të gjithë festën me rastin e Sulltan Nevruzit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›