E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Miri i Xhikes", rigjykim Tufes

Redinalda Caushaj

TIRANE - Lavderim Tufa, i denuar per vrasjen e Fatmir Rames, i njohur si "Miri i Xhikes", do te rigjykohet serish. Vendimi eshte dhene dje nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda. Pas rikthimit te dosjes nga Gjykata e Larte, togat e zeza moren ne analizim te gjitha detajet. Sipas vendimit te dhene dje, Gjykata e Apelit per Krime te Renda nuk eshte kompetente per gjykimin e kesaj ceshtjeje. Per kete arsye kjo dosje duhet qe te gjykohet serish nga e para, nga Gjykata e Tiranes. Shkak per delegimin e dosjes mesohet te kete qene mungesa e hapesirave ligjore, te cilat lejojne Gjykaten e Krimeve te Renda per ta gjykuar kete dosje. Nderkohe qe, trupi gjykues ka gjetur shkelje te shumta procedurale. Rikthimi i dosjes serish per rigjykim ne Shkallen e Pare, vjen pas vendimit te dhene 4 vjet me pare. Ne ditet ne vazhdim pritet qe dosja te hidhet ne shortin elektronik ne Shkallen e Pare, ku edhe do i caktohet nje gjyqtari per ta gjykuar ate. Ky i fundit do te vendose daten e pare te seances, si dhe do te njoftoje palet per te qene prezente. Ngjarja per te cilen eshte denuar me burgim perjete Lavderim Tufa, ka ndodhur me 23 mars te vitit 2003, rreth ores 19:50. Fatmir Rama i njohur si "Miri i Xhikes", ekzekutohet ne lokalin e tij "Kartodrom 2000", teksa ndodhej ne shoqerine e tre miqve te tij duke ndjekur ndeshjen e Shqiperi-Rusi. Persona te maskuar dhe te armatosur me "Kallashnikove" qelluan me bresheri ndaj Rames, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Plumbat kane kapur edhe miqte e "Mirit te Xhikes", Julian Durishti dhe Kritaq Cami, nje prej te cileve humbi jeten, pak dite me vone ne spital. I vetmi qe reagoi ndaj atentatoreve ishte Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Rames, i cili qelloi me pistolete drejt atentatoreve, duke plagosur njerin prej tyre. Tete muaj me vone, me 26 nentor te 2004 ne kryeqytet u arrestua Lavderim Tufa, fqinj i viktimes Rama. Gjetja e njollave te gjakut ne disa vende, rruga qe kishin pershkuar, tregonte se njihnin mire zonen dhe rrugicat per t'u fshehur nga ndjekja prej policise, kane qene keto faktet qe zbuluan Lavderim Tufen. Prova qe e implikon ate ishte perputhja rreth 70% e ADN-se se tij me nje fije floku, qe u gjet ne masken e hedhur nga njeri prej atentatoreve. ADN-ja e Tufes, u be ne Itali e me pas u konfirmua edhe nga specialistet me te mire anglez. Kjo prove coi edhe ne denimin e Tufes me burg perjete, ne shtator te vitit 2006. Disa muaj me vone, Gjykata e Apelit per Krime te Renda la ne fuqi vendimin e kolegeve, vendimi i cili u prish nga Gjykata e Larte dhe dje, perfundimisht u shpall moskompetenca lendore e kesaj dosjeje penale.

Tufa pretendonte per pafajesi

Gjate te gjitha seancave gjyqesore, Lavderim Tufa, ka pretenduar se nuk ka qene ai autori i vrasjes se Fatmir Rames, por dy persona te tjere. "Kur te dale e verteta ne shesh, do te me kerkoni ndjese, prokuroria po manipulon provat, ajo eshte e njeanshme. Une jam i pafajshem. Une jam arrestuar si person i dyshuar per vjedhje, e me pas i jam nenshtruar disa analizave per vrasje", ka deklaruar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, Lavderim Tufa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›