E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durresit", gjykata kerkon ndeshkimin e avokateve

R. Caushaj

TIRANE - Mungesa e pajustifikuar e avokateve, te cilet mbrojne anetaret e "Bandes se Durresit", ka nervozuar dje trupin gjykues. Shkak ka qene mungesa e avokatit Riza Hicka, i cili kishte paraqitur nje deklarate, ne te cilen shpjegonte se nuk mund te paraqitej ne gjykate, pasi ndodhej ne nje tjeter proces ne Gjykaten e Tiranes. Deklarata nuk e ka bindur trupin gjykues, i cili ka nisur menjehere verifikimin. Pas nje pushimi shume te shkurter, kryesuesi i trupit gjykues Gurali Brahimllari ka shpjeguar se avokati ne krahasim me pretendimet e tij, nuk ndodhej ne asnje proces tjeter paralel. Per kete arsye gjykata vendosi qe t'i drejtohet Dhomes se Avokatise Tirane dhe Ministrise se Drejtesise per "lojen" e avokateve, qe po shtyjne pambarimisht procesin. Dy seanca me pare, Gjykata e Krimeve te Renda pranoi nje raport mjekesor te leshuar nga mjeku pediater (mjek femijesh), ku sqarohej se avokati nuk mund te paraqitej ne seance, pasi ishte semure. Te pandehur ne kete proces jane 16 persona, te cilet akuzohen per vepra te ndryshme penale te ndodhura pas vitit 1997, sidomos ne qytetin e Durresit. Me kalimin e viteve, sipas te dhenave hetimore te mbledhura nga prokuroria, kjo bande eshte perfshire ne konflikte mes grupeve rivale brenda saj, duke lene pas shume episode kriminale, mes te cilave vrasje, plagosje, atentate me arme zjarri, te cilat tashme jane bere objekt shqyrtimi per gjykaten.

Te pandehurit

Ne kete proces jane si te pandehur 16 persona, te cilet akuzohen per vepra te ndryshme penale te ndodhura pas vitit 1997, sidomos ne qytetin e Durresit. Akuzat qe rendojne mbi ta, jane qe nga vrasjet deri ne trafikun e droges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›