E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri i interesuar për mendimin e publikut

02/04/10 02:40

Edi shkon të luajë me të tjerët, ndërsa Miri shkon në dhomën e gjumit dhe shtrihet për të fjetur. Pranë tij shkon edhe Manal e ndërsa bisedojnë, Miri interesohet për jetën jashtë shtëpisë së BB, se si i ka parë ajo banorët më parë nëpërmjet televizionit. Manal refuzon të tregojë duke u justifikuar se nuk i lejohet, pasi edhe ajo është një lojtare si ai. miri insiston me pyetjet e veta lidhur me Rezin, lidhjen e tyre, raportin me Enxhin dhe përshtypjet që jep ai jashtë, për publikun. Ai shprehet se të gjithë banorët e rinj, kur futen në shtëpi, shprehin opinionin negativ që kanë krijuar për të duke e ndjekur nga jashtë, madje edhe Rezarta e ka thënë këtë gjë fillimisht. Manal sërish nuk i tregon asgjë, por i thotë se ai i di më mirë gjërat edhe se vetë ajo apo publiku, pasi ai i di qëllimet e veprimeve të veta. Ajo shton se ndonjëherë, publiku nuk i kupton sjelljet e banorëve sepse nuk jetojnë në kushtet e tyre, ndërsa opinionin për Mirin, ajo preferon që tia thotë jashtë shtëpisë së BB. Ajo vetëm bën me xheste dhe Miri i interpreton se ajo ka krijuar përshtypjen se ai është edhe i bardhë, edhe i zi. Ajo e pohon, por ai i kërkon që tia saktësojë, pasi ai mund ti interpretojë ndryshe nga ajo këto simbole. Manal shprehet se këto janë simbole ndërkombëtare e kanë vec një interpretim, por nuk e con më tej këtë bisedë edhe pse Miri insiston. Duke vazhduar bisedën, Miri tregon se bën dhe vepron atë që ndjen, pa ditur se si e percepton publiku. Manal ia kthen se ai duke vepruar në bazë të ndërgjegjes, ai mund të kuptojë se si i pret publiku sjelljet e veta. Miri shprehet se në bazë të ndërgjegjes ka bërë këto sjellje, pavarësisht se ndonjëherë ka gabuar, si cdo njeri tjetër dhe të paktën i ka kuptuar ato. manal e këshillon që ai të tregojë kujdes kur gabon e të sqarohet menjëherë, pasi me kalimin e kohës, ato transformohen në dëm të tij. Miri mendon se publiku nuk mund të keqkuptohet sepse i shikojnë në cdo minutë, pavarësisht se si mund të transformohen situata e ndryshme brenda shtëpisë. Manal shprehet se sado të përpiqet, ajo nuk mund të jetë e njëjta me atë që është jashtë, pasi vërtetë bën atë që ndjen e që do, por fillimisht e llogjikon. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›