Mohohet largimi nga puna i 20 mijë personave
01/04/2010 Shërbimi Kombëtar i Punësimit kundër pretendimeve të Konfederatës
Argumentet bazohen në mosrritjen e skemës së pagesës së papunësisë
Shërbimi Kombëtar i Punësimit i ka cilësuar si të pavërteta pretendimet e ngritura dy ditë më parë për shtimin e nivelit të papunësisë me 20 mijë persona më shumë në tre muajt e parë të këtij viti. Drejtuesit e këtij shërbimi pohojnë se të dhënat e publikuara nuk kanë fare lidhje me situatën reale, duke i konsideruar pretendimet e Konfederatës si një plagjiaturë e pastër politike, që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetat e tregut të punës në Shqipëri. “Se nga kanë dalë këto të dhëna nga Konfederata e Sindikatave të zotit Kolë është shumë e çuditshme, nëse kemi parasysh se kjo Konfederatë nuk ka kontrata kolektive për punonjësit që ajo mendon se përfaqëson dhe nuk ka të regjistruar asnjë ankesë në mbrojtje të interesave të këtyre punonjësve në asnjë institucion shtetëror që rregullon marrëdhëniet e punës dhe mbron të drejtat e punëmarrësve”, citohet në reagimin zyrtar të këtij institucioni. Drejtuesit e këtij institucioni deklarojnë se sipas ligjit, të gjithë personat që kanë humbur vendin e punës dhe kanë qenë të siguruar përfitojnë pagesë papunësie për një periudhë 12-mujore, çka do të thotë se fluksi i papunësisë do të reflektohej në skemën e pagesës së papunësisë, e cila, duke marrë në konsideratë edhe fluksin e hyrjeve gjatë vitit 2009, pohohet se nuk ka rritje. Për sektorin e arsimit pohohet se largimi i 1300 personave ka ardhur si shkak i mbarimit të kontratave. Ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre rezultojnë të jenë të punësuar në sektorin privat të arsimit, i cili është shtuar me rreth 47 shkolla të reja. “Në lidhje me 7000 të papunët në subjektet fasoniste, të cilat në prodhimin e tyre janë të lidhura me problemet e krizës botërore, zoti Kolë ka dhënë përsëri një shifër fantazmë, për të cilën sqarojmë se të papunët që kanë dalë nga mbyllja e pjesshme apo e plotë e aktivitetit të një subjekti, janë marrë në punë nga subjekte të tjera të të njëjtit aktivitet ekonomik, duke ditur se nevojat që ka ky sektor për punonjës të kualifikuar janë shumë të mëdha. Theksoj gjithashtu se aktualisht subjektet e fasonit në të gjithë vendin kanë të depozituara kërkesa në zyrat tona për punonjës të tillë. Një pjesë e tyre janë trajtuar vetëm 2-5 muaj me pagesë papunësie dhe janë rimarrë përsëri po nga ato subjekte nga të cilat dolën”, ka deklaruar kreu i këtij institucioni, Thoma Miço. Po ashtu të pavërteta janë konsideruar edhe të gjitha pretendimet për largimet nga puna të punonjësve në sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare.