E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonetë zhduken në fillim të muajit

Dispçeritë në Tiranë, deklarojnë se dokumenti i pajtimit mujor për transportin publik shitet pa përfunduar muaji


Qytetarët kërkojnë abone në kioskat që shesin "nën dorë", pranë dispçerive të transportit publik


Në Tiranën kryeqytet, ku numri i popullsisë rritet çdo ditë, vështirësi nuk kanë vetëm ata që udhëtojnë me makinat e tyre private. Qytetarët që përdorin transportin publik, vç problemeve të higjienës, apo të mos korrektesës së orareve të autobusëve, përballen edhe me një tjetër problem: abonetë. Edhe pse muaji prill ka dy ditë që ka nisur, në dispçeritë e Tiranës ende ka njerëz, të cilët kërkojnë abone.


Ata më të shkathëtit i kanë mbyllur hesapet me abonetë pa mbaruar muaji mars, ndërsa kush nuk ka pasur mundësi (dhe nuk janë pak) pret para derës së dispçerisë me shpresën se do të ketë ngelur edhe një e fundit. Por, përgjigja është një për të gjithë: abonetë kanë përfunduar.

Megjithatë, shitësi nuk i lë qytetarët të humbasin përfundimisht shpresën, pasi në largim e sipër u thotë që të kalojnë një herë ditën e nesërme, pasi "mund ndodhë që dikush të kthejë abonenë e blerë". Dhe vlera e kësaj aboneje që blihet në datën dy ose tre prill nuk është e njëjtë me atë që ka vendosur Bashkia e Tiranës, por 100 ose 200 lekë më shumë.


E në këtë mënyrë, një abone që kushton 1200 lekë shitet për 1400 lekë. Por, ka edhe një mundësi tjetër për qytetarët, pasi pranë dispçerive ka kioska, të cilat, vç pijeve freskuese, byrekëve apo syzeve të diellit, tregtojnë edhe abone. Sigurisht që edhe këtu çmimi është 100 ose 200 lekë më tepër.


Aktualisht Bashkia e Tiranës hedh në qarkullim tri lloje abonesh: abone të përgjithshme (me të cilat qytetarët mund të udhëtojnë në të gjitha linja e transportit publik) dhe që kushtojnë 1200 lekë, abone linje (me të cilat qytetarët kanë të drejtë të udhëtojnë vetëm në një linjë të caktuar), e cila kushton 900 lekë dhe abone studenti, të cilat ofrohen si shërbime vetëm për studentët, vlera e këtyre aboneve është 600 lekë.


Por, qytetarët, studentë apo jo, në treg gjejnë vetëm abone të përgjithshme dhe linje, pasi aboneja e studentit nuk del fare në treg. Sipas punonjësve, ato janë shumë të pakta në numër dhe ngelen brenda stafit, i cili ose i përdor për vete ose i shet "nën dorë" tek të njohurit. E më të humburit në këtë mes janë vetë studentët, të cilët nuk arrijnë të përfitojnë të paktën një abone nga statusi i tyre si studentë.


Megjithatë, sipas projekteve të Bashkisë, kjo situatë do të ndryshojë shumë shpejt. Gjatë muajit mars, Bashkia e Tiranës ka prezantuar disa projekte, ku rëndësi më të vçantë i ka kushtuar transportit publik. Vç shtimit dhe zgjerimit të linjave aktuale, Bashkia parashikon edhe përmirësime në kushtet e transportit publik, nja nga këto është edhe funksionimi i biletës elektronike.


Gjatë një takimi që kryetari i Bashkisë ka pasur me operatorët privatë, pak javë më parë është biseduar edhe për vendosjen e sistemit elektronik të kontrollit të biletës në autobus. Autobusët aktualë në përgjithësi e kanë sistemin si infrastrukturë të instaluar, por që fatkeqësisht në vendin tonë nuk ka funksionuar asnjëherë.


Vendosja e sistemit të biletës elektronike, sipas Ramës, do të lehtësojë operatorët privatë, duke bërë të mundur që autobusët të mos kenë një numër jashtë standardit të shkelësve të këtij rregulli. Dhe mbi të gjitha nuk do të ketë më probleme me dokumentin e abonesë.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›