Posta shqiptare, publikoi pullën "Italia dhe Shqipëria Dy Popuj një Det një Miqësi"
Posta shqiptare iu bashkëngjit në miniaturë ardhjes së Ministrit të Jashtëm italian Fratini me emetimin e një emisioni special të Pullës më të re me Logon "Italia dhe Shqipëria Dy Popuj një Det një Miqësi". Kjo pullë u realizua nga piktori dhe heraldisti Gjin Varfi. Drejtoresha e marketingut në drejtorinë e Postës Shqiptare Arta Kazazi zbulon simbolikën e kësaj Pulle dhe zarfit të realizuar me të njëjtin imazh.
Dalja e kësaj pulle në 12 Prill e shenjon dhe këtë datë si një ngjarje në memorien e bashkombasve të cilët janë të parët që do të marrin zarfe nga miqtë dhe të afërmit në mbarë Evropën. Bashkëpunimi ndërmjet postës shqiptare dhe asaj italiane konfirmohet jo vetëm nga marrëveshjet dypalëshe por nga vizita e mëparshme e drejtuesit të postës italiane Masimo Sarmi. Posta italiane ka realizuar për sistemin postar kombtar çertifikimin elektronik të firmës si dhe krijimin e një qendre rajonale tranzite e cila ofron shërbime edhe për Kosovën dhe Maqedoninë.