E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgatitjet për sezonin, Durrës, nis pastrimi i plazhit

Autoritetet e pushtetit vendor në Durrës kanë nisur përgatitjet për çeljen e sezonit turistik 2010.
Ndërhyrjet janë përqëndruar në dy drejtime, në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e strukturës turistike ekzistuese dhe zgjerimin e mëtejshëm të saj.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në sektorin Iliria ka nisur puna për pastrimin e mbetjeve urbane.
Ndërsa sipas drejtorit të Komunales, Ali Karaj, puna për pastrimin nga leshteriket do të nisë se shpejti.
Por megjithë ndërhyrjet, pazhi i Durrësit vijon të ketë ende shumë probleme, mes të cilëve infrastrukturan rrugore dhe mungesa e sinjalistikës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›