E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri tregon për motrën

01/03/10 15:10

Kika, Rezi dhe Miri ndodhen në kuzhinë pasi këta dy të fundit po hanë mëngjes. Kika i thotë që i është bërë qejfi kur e ka parë Jetmirin të emocionuar, aq sa nuk arrinte të lexonte më zë të lartë as letrën që ia kish dërguar e motra. Jetmiri i thotë që ai është shprehur që në fillim për motrën e tij që nuk do të flasë fare sepse ai është njeriu më i rëndësishëm për të në botë. Ai tregon që vetëm atë motër ka dhe e ka rritur vetë. Ai i thotë Kikës që ashtu siç ndjehet krenar ai për fëmijët e tij, dhe Jetmiri ndihet si baba për atë.
Ndërkohë në dhomë ndodhen Seldi dhe Domi. Kjo e fundit po bën make-up dhe Seldi i qëndron pranë. Ai i thotë që këto ditë ajo po merret shumë me veten dhe po merr kohë që të mendohet. Ajo vetëm pohon me kokë dhe vazhdon punën e saj.
Që nga tualeti dëgjohet zëri i Bertinës që thërret Enxhin dhe Domi thotë që ajo e acaron shumë, pasi Bertina nuk ka me kë të merret e për më tepër kujt ti bërtasë dhe thërret Enxhin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›