E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri:Ata po më fusin në lidhjen e tyre

18/04/10 05:00

Hakiu i tregon Mirit për debatin me Domenikën dhe se si filloi ai. Hakiu tregon se Domi kërkoi një opinion prej tij dhe se i kishte thënë se prej fillimit, nga ana e Seldit ka vënë re një ndjenjë të sinqertë, ndërsa nga Domi jo e sipas tij, këto fjalë i dhembën asaj. Miri tregon se dëgjoi të bërtitura dhe Hakiu tregons e ky ishte reagimi i Domit pasi për të, ajo po mundohej tia hidhte fajin atij për të dalë vetë e larë. Ai tregon disa shprehje të sajat, ndërsa Miri tregon se edhe ai kishte dëgjuar dicka të ngjashme mes Seldit dhe asj. Sipas tij, Domi ka vënë kontrollin ndaj Seldit. Miri tregon se këtë javë ka ndërmend të flasë me zë të lartë për Domin dhe Seldin e do luajë sikur të jetë java e fundit për të në BB, jo se ka frikë Mnadin apo Manalin. Ai shprehet se do flasë gjëra që do i trondisin ekzistencën atyre si cift, për lojën që po bëjnë lidhu bashkë- ndahu bashkë, një mënyrë për ta bërë kurioze lidhjen e tyre, për të bërë shoë me këtë lidhje. Sipas tij, ata shfrytëzuan rastin sot që ti bënin të ditur se ai kishte hyrë mes tyre, se kishte bërë Seldin xheloz, gjë që ai nuk e dinte fare se ekzistonte kjo situatë. Miri arsyeton se ata po marrin protagonizëm nëpërmjet tij gjë qëtë dyve atyre u leverdis, duke e kthyer lidhjen e tyre në një telenovelë. Ai tregon se me Domin nuk ka ndenjur më shumë se dy herë në katër ditë që kanë folur, pavarësisht se Seldi thotë 24/24. Miri mendon se Seldi po bën rolin e xhelozit pasi është dashuruar pas Domit, Domi bën rolin e asaj që nuk po kupton se cfarë po ndodh dhe këtu fusin edhe atë në mes duke i dhënë rolin sikur ai po i vardiset Domenikës, i flet, e shoqëron, kurse ajo justifikohet se do ta njohë si banor i shtëpisë e duke shkaktuar në të njëjtën kohë xhelozi, një justifikim i mirë për të qëndruar të dy në lojë. Sipas Mirit, ata asnjëherë skanë qënë bashkë e këtë gjë d ua thojë në sy. Miri mendon se ata e kanë shfrytëzuar imazhin e tij, pikërisht se ai nuk dinte asgjë nga këto që ndodhnin pas shpinës së tij. Ai tregon se edhe nëse i ka folur Domit, e ka bërë pa të keq, ndërsa tani që e ftoi në vallëzim, e bëri me qëllim e kështu do vazhdojë gjithë javën, meqë ata e duan këtë lojë. Hakiu e pyet se përse ai do sillet kështu për tu dhënë këtë kënaqësi atyre, por Miri mendon se do e thojë për publikun që kjo është lojë, ndërkohë që për ta do e cojë deri në fund. nuk më kalon posht që të më fusin në këtë valle kur skam bërë asgjë të tillë- shprehet Miri. Edhe Hakiu mendon se është shumë e ulët ta shesësh ndjenjën për një lojë, gjë të cilën ai e dyshon. Ai shprehet se do të besojë që Seldi ndjen vërtetë dhe ndoshta ato që i tha Domit nuk qëndrojnë, por kjo përshtypje i është krijuar për Domenikën. Miri i rikthehet sërish bisedës për lojën e Domenikës dhe Seldit kunddrejt tij. Ai shprehet se u habit dhe zhgënjye nga gjithë kjo situatë e cila realisht nuk qëndron. Miri shprehet se nëse lojë duan, lojë do kenë, por nëse ata luajnë me maska, ai do luajë ashtu sic është vërtetë. hakiu e këshillon vetëm që ta marrë qetësisht situatën, por Miri përsërit se janë ata që duan të luajnë me të. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›